Paradoksi nr 2 i Censusit: Popullsia bie, numri i votave rritet

Dje Eduard Zaloshnja, pas një shqyrtimi të shpejtë të rezultateve të Censusit, nënvizonte paradoksin e popullsisë që zvogëlohet dhe e ekonomisë që rritet (shih lajmin me titull “Paradoks: Popullsia tkurret, ekonomia rritet…”). Sot në gazetën Shqip kanë veçuar një paradoks tjetër. Madje, termi ‘paradoks’ është një eufemizëm, me të cilin po thërrasim për kollajllëk këtë rebus të pakuptueshëm.
Për çfarë është fjala? Censusi na jep numrin e popullsisë (2,831,741), dhe Gjergj Erebera ka nxjerrë me një veprim të thjeshtë aritmetik (statistikat thonë, se 32% e popullsisë është minorene) numrin e votuesve, që vërtitet tek shifra 1,900,000 (një milion e nëntëqind mijë). Kuptohet është një operacion aritmetik i përafruar, jo 100 i saktë, por na e jep idenë e asaj që mund të ketë ndodhur. Me këtë shifër i bie që pjesëmarrja në votimet e fundit në nivel kombëtar të ketë qenë 82%. Habia nuk qëndron këtu, megjithatë, pasi në fund të fundit kjo është një shifër, që logjika e ha (mund të ndodhë pra që 82% e zgjedhësve të shkojnë në votime). Puna është se kur shkohet qark më qark, shihet se në Fier kanë votuar 86%, në Korçë 92%, në Vlorë 94%, dhe – tani është radha të tronditeni e të skandalizoheni – në Gjirokastër 113%.
Welcome to Absurdistan, do thosh Vaclav Haveli në këtë rast!
M.N.
Comments
Mbase ne rregjistrim nuk

Mbase ne rregjistrim nuk jane perfshire shtetasit qe nga 'e premtja ne te djele' nuk kane qene ne 'shtepi' apo ne Shqiperi ?! Statistikat kur nuk jane te plota na tallavisin kot me kot per ca kohe dhe ne fund na hedhin 'bomben'.

Pershendetje z.Nano Nuk

Pershendetje z.Nano

Nuk kuptoj perse i jepni jehone nje shkrimi te manget qe ka bere z. Erebara. E them kete sepse gjithmone sipas permbledhjes qe i keni bere Ju shkrimit te tij del qe numuri i votuesve eshte diku tek 1 milion e nente qind mije votues. Kjo eshte shume e pasakte sepse ne baze te ligjit votues quhen te gjithe shtetasit qe ne diten e votimit kane mbushur moshen 18-vjec. Dhe me fjalen shtetas quhen si ata qe banojne brenda territorit te Republikes si ata qe jane emigrant. Per kete arsye ne buletinet e saj KQZ-ja jep numurin e zgjedhesve ne shifrat diku tek 3 milion e njeqind e gjashtedhjete mije votues. Pra thjesht kemi rreth 1 milion e dyqind e gjashtedhjete mije vota te panumuruara ne llogarite e z. Erebara. Mos mbajtaja parasysh e ketyre votave ben qe te gjitha llogarite te jene gabim.

Per mendimin tim jane po keto vota qe perdoren pastaj per llogarite e partive sepse ne zgjedhjet e fundit, ato vendore ne maj te viti te kaluar, u deklarua nga ana e KQZ-se nje pjesmarrje ne votime rreth 54% qe e perkthyer ne shifra do te thote rreth 1.7 milion votues qe do te thote po te kemi parasysh numrat e censusit nje pjesamrrje ne votime rreth 90% te shqiptareve qe jetojne ne shqiperi. Nje pjesmarrje 90% eshte shume e madhe paversisht faktit qe shqiptaret hane me shume politike se buke.

Keto mendime desha te ndaj me Ju z.Nano me shpresen qe ne kete faqe interneti te mos u jepet jehone lajmeve qe si thote populli " hedh budallai nje gur ne lume dhe 100 te tjere nuk e gjejne dot".

Me respekt

Emigranti

Add new comment