Nano përfundon vizitën 5-ditore në Shqipëri

Nëse të gjithë shkojnë për festa jashtë (kush ka mundësi financiare), Fatos Nano për festa kthehet në Shqipëri. Letargjia e tij politike ndërpritet vetëm kur vjen Pranvera e zgjedhjes së presidentit.
Brenda pak ditëve ka arritur të prodhojë jo pak lajme, ka lëvizur torrën përpara për të marrë figurën e presidentit, ka filluar një duel western me Nikoll Lesin, dhe më e fundit ka dalë për të mbrojtur Kastriot Islamin. Sipas tij, përjashtimi nga PS-ja i Kastriot Islamit, i njohur si mbështetës i hershëm i Nanos, është gabim fatal. Pyetjes nëse socialistët do e mbështesin për president iu përgjigj me një pyetje tjetër, “pse, kujtoni se Partia Socialiste ka vdekur?”
Çështja e Nanos president nuk ka të bëjë dhe aq me figurën përfaqësuese të zotit Nano, sesa me një pyetje tjetër retorike “politikani Nano, a ka vdekur?” Ndryshe nga shqiptarët që i janë drejtuar emigracionit për një jetë më të mirë, Nano nuk duket të ketë patur probleme ekonomike për të ikur. Ndoshta ka patur nevojë për relaks. Ndoshta nuk priste dot të shkonte në Europë bashkë me ne, meqë treni ynë niset shumë shumë vonë (2020, tha Berisha). Kështu që vajti më herët, e po na pret atje.
Akoma nuk dihet se çfarë bën tërë ditën e ditës në Austri. Legjendat metropolitane thonë që merret me rritjen e dhive për hobi, jo për qumësht. E vetmja gjë që nuk është legjendë, është që Nano pritet të rishfaqet në pranverë, kur, nëse arrin të zgjidhet president do të riatdhesohet në Shqipëri.
K. Cukali
Comments
Mos ti vij keq asnjeriu, por
<p>Mos ti vij keq asnjeriu, por shqiptaret jane<strong> POPULL KOT</strong>, perderisa ç'do fundrrine e ven ne levizje kete popull ne nji kohe qe njerzit e menqur te tij lihen mbas dore.</p>
Add new comment