Nepotizmi i të shoqit të Jahjagës, fuqinë e kanë damat!

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 02:39

Nepotizmi, është një nga fenomenet që e kanë gërryer më shumë se çdo tjetër shoqërinë shqiptare. Siç raporton “Koha Ditore” në numrin e sotëm, bashkëshorti i Presidentes Jahjaga, Astrit Kuçi, është privilegjuar për të zënë një post në Universitetin e Prishtinës duke shkelur rregulloren.

Statuti i UP-së përcakton që “asistent i ri” në Fakultetin e Mjekësisë s’mund të bëhesh nëse ke kaluar të 30-at. Kjo normë nuk ka vlejtur për bashkëshortin e presidentes Jahjaga, 36 vjeçarin Kuçi, që UP-ja e ka angazhuar tashmë në mësimdhënie si “asistent i ri” në stomatologji. Askush në UP nuk pranon të flasë për rastin, përveç dokumentave.
Kuçi nuk i plotëson kriteret e parashikuara në  Statutin e UP-së për t'u punësuar si “asistent i ri”. Ai është 36 vjeç. Ndërkaq, në konkurrencë me 11 kandidatët e tjerë për këtë thirrje akademike, është i treti nga fundi sa i takon edhe lartësisë së notës mesatare.

Ky rast, jo vetëm ul besueshmërinë e integritetit të Presidentes së re, por e bën fugurën e saj më të cënueshme në të ardhmen. Çdo udhëtim në botën e gjerë të korrupsionit fillon me hapin e parë. Hap, që tashmë është hedhur.

n.s.

Comments

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Mos abuzoni edhe ju me këto rregulla të pa-llogjikë - pse të mos hyjë një asistent në UT më i madh se 30 vjec, nëse mund ta bëjë punën? A nuk është një kërkesë disi jo-llogjike kjo nga vetë UT e Prishtinës. Atëherë burri i Presidentes, një asistent është bërë, jo kushedi cfarë, nuk është se po vjedh milionat e rrugëve apo minierave në Kosovë. Pse ai është i shoqi i Presidentes, nuk duhet të rrijë pa bukë, apo jo? Duhet të punojë diku...

Submitted by M (not verified) on

Jam dakord. Kriteri i moshes duket diskriminues, ndersa mesatarja e notes mjafton te jete mbi vijen e pranuar  si kriter, si bashkeshort i Presidentes eshte nje plus per universitetin. Gjithçka eshte relative, ndofta ky njeri e ka merituar te ishte vite me pare pedagog aty, por kriteret diskriminuese nuk e kane lejuar ndofta...

Submitted by BAKU (not verified) on

Pse mos me ba edhe REKTOR athere?

Jo rektor eshte pak .... MINISTER O te SHendetSISeo te Arsimit e kur ti mbaroje mandati Atifetes pse jo mos mu ba ai PRESIDENT!

Ne fund te fundit jemi ne Kosove ,jemi shqiptar e jemi ballkanas : hame buke te lyme me korrupsion ;)

Submitted by Di_ongi (not verified) on

Arben ,

me te vu ne pozite per ta FITUAR buken eshte detyrim i çdo REPUBLIKE serioze.

Me rrespektu "rradhen e bukes" eshte detyrim i çdo qytetari te REPUBLIKES.

Nese rregullat egzistojne e nuk vlejne per "familiaret" e funksionareve te REPUBLIKES (ne rastin tone ;funksionares me te larte!) eshte "atentat" ndaj REPUBLIKES.

REPUBLIKA nuk qeveriset me “metoda feudale”!

Eshte ne loje emni i mire i shtetit …. Nuk eshte qeshtje buke gojet!

Submitted by Lex Rex (not verified) on

qenkeni mire atje ne Kosove, ketu tek ne nepotizimi ben kerdine: ambasadat shqiptare jane mbushur me te aferm te pushtetareve, emerohen ne shkelje te ligjit jo vetem femijet e pushtetareve, por edhe baxhanakerit & niperat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.