Kush e ka ftuar Fatos Nanon në London School of Economics?

Të gjitha media-t kanë informuar lidhur me një intervistë të Fatos Nanos dhënë Top-channel-it nga një prej qendrave të mendimit akademik të botës, nga London School of Economics, dhe kanë përcjellë mesazhin e tij kryesor, atë që “unë jam këtu, në pritje që t’më kërkojnë të bëhem President i Republikës”. E gjatë intervistës, madje qysh në krye, ia kish qejfi të nënvizonte se “ish në Londër me ftesë të Institutit Evropian të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics, LSE) për të folur për Shqipërinë, për të paraqitur vendin e tij.”
Ai mund ta jepte në Shqipëri këtë intervistë. Mund ta jepte në cilin televizion të donte. Mund ta jepte nga cili qytet që donte. Mund ta jepte kur të donte. Mirëpo ai ka preferuar ta japë në London School of Economics, dhe me siguri ka dashur të përcjellë idenë se ai nuk është një vulëhumbur. Përkundrazi, kërkohet gjithandej. Madje, kërkohet dhe nga London School of Economics.
Po kush e ka kërkuar atje? Ai thotë se ka qenë “European Institute”, një ‘shkollë’ brenda kësaj shkolle që është e fokusuar në punët e Europës, dhe synimi ka qenë që të informoheshin mbi Shqipërinë nga një zë autoritar. Është e vërtetë? Ndoshta, pse jo? Vetëm se aktiviteti duhet të ketë qenë krejt pa rëndësi. Po të futesh në site-in e Shkollës Ekonomike të Londrës (www.lse.ac.uk), e të bësh një search të emrit Fatos Nano, përgjigjja është: “0 search results for Fatos Nano”.
M.N.
Comments
Cudi pra. Ke te besojme
Cudi pra. Ke te besojme atehere, ish-prijesin tone te rene nga kali, qe pas I vjen historia dhe ashtu si Berisha trim u jep mend te huajve per mrekullite qe Kane bere me shqiperine,..... Apo te besojme "search-in" e Muçit qe snxjerr gje Nano trimin!!!!!!
Eshte nje fluske sapuni

Eshte nje fluske sapuni ...Edhe kanidimi i tij duhet qe ta ngarkoj me negativisht situaten dhe ti japi mundesi rrugacit tjeter (Saliut) te riciklohet . Nje histori e mbushur me rrugace...

Nano, rri e rri, e tak i jep

Nano, rri e rri, e tak i jep nje te nakatosur me ndonje deklarate. Po t'a shikoja live do t'a kuptoja nese me fjale thote "po" e me koke "jo",pasi gjuha e trupit i flet shume. Nejse, ketu tek ne vetem te papritura ka cdo ore, cdo dite, cdo nate dhe namatisje tak-fak. Sec m'u kujtua ky refren feminor : " Tring zilja, tring zilja, zilja tringellon, tring !"

vesa e kemi searchuar ate

vesa e kemi searchuar ate linkun ashtu si edhe versionin pdf te postuar online. Nano nuk eshte speaker. Sa per i ftuar falas, edhe une mund te shkoje kudo ne bote ku bileta nuk kushton me shume se 20 apo 30 euro. Ajo qe ka rendesi eshte a eshte i ftuar Nano si speaker per ndonje ceshtje ekonomike. Kjo do te ishte surprize duke pasur parasysh formimin e tij marksist-leninist (nqs. formim mund te quhet, se tape ka qene tere kohes). Apo meqenese jemi ne krize te kapitalizmit keta londinezet po kerkojne speaker-a marksiste qe te na mesojne si rekuperohet kapitalizmi?

O Vesa, po s'kishte gje tek

O Vesa,

po s'kishte gje tek ky linku, prape 0 results per fatos nano

Mustafa do deshiroja qe te

Mustafa do deshiroja qe te mereshe edhe me shum me keta zoterinj

si z. Nano , dhe z.berisha, Keta zoterinj mendojn qe mund ta genjejne kollaj kete popull me deklarata dhe me

prezantime ,,, si ne Amerik, si ne BE si ne shkollat ekonomike z. nano i ka mbetur vetem ,, dy te bardha nje te zez

perendoj koha e nanos ,dhe merishes. sot berishes i ra tefiket kurse nanos neser ,

Prap me keta surreter ne, pas
Prap me keta surreter ne, pas 21 vjetesh? Eshte koha qe ky person mos te duket me sikurse gjithe klasa e vjeter politike te ike nga skena, se kjo klase eshte nje nder faktoret kryesore qe jemi ketu ku kemi (faktore te tjere perfshijne injorancen dhe budallallekun e popullit, nderkombetaret, elitat intelektuale etj).
Saif-al-Islam, djali i

Saif-al-Islam, djali i Gadafit, ka doktorature nga LSE. Titulli i tezes: "Roli i shoqerise civile ne demokratizimin e institucioneve te qeverisjes globale". Eshte paraja qe t'i hap portat kudo, or z. Muc Nano.

Sikur per botimet me fame

Sikur per botimet me fame boterore tee Sali Berishes:i kerkojsh ne arkivat e revistave shkencore,asgje nuk gjen!

Add new comment