Ku do të pozicionohet Dash Shehi?

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 11:03

Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së, i njohur me emrin shkurt Dash Shehi, u përfol në media se do të ishte kandidati për kreun e KLSH-së. Por miku i tij i vjetër, Presidenti i Republikës, nuk e emëroi për atë post. Në vend të tij, ai emëroi fillimisht Sali Shehun e pastaj Bujar Leskajn. Ky i fundit u aprovua nga Kuvendi e tani është zyrtarisht kreu i KLSH-së. Nuk kemi parë ndonjë prononcim publik të Dash Shehit, por ky moskandidim i tij nga Presidenti Topi mund të merret si shenjë se mes tyre nuk do të ketë bashkëpunim politik në rast se ky i fundit krijon eventualisht një parti të re të djathtë, siç ka aluduar. Një konkurencë politike mes tyre mund të jetë e dëmshme për të dy, sepse pak a shumë synojnë të njëjtin segment të elektoratit. Kjo është e vërtetë sidomos në qarkun e Tiranës, nga ku Topi e Shehi kanë origjinën.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LZHK-ja mori 5200 vota në qarkun e Tiranës. Që një parti e vetme (e papërfshirë në koalicione) të sigurojë një mandat në qarkun e Tiranës me sistemin aktual zgjedhor, i duhen 10-11 mijë vota.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by lzhk-isti (not verified) on

Ti or vella vazhdon me keto shifrat e KQZ-se dhe kjo eshte per te shkulur qimet e kokes. Nuk e di se cfare do te te beje te zesh mend! Akoma s'e ke kuptuar qe me keto analiza shifrash te rreme je bere per te qeshur. Te verejtem gjate neteve pas 8 majit dhe na zhgenjeve. Zi mend! Nje statisticien nuk nxjerr rezultate mbi shifra te rreme. Kjo eshte ABC-ja e zanatit tend. Ndoshta duhet te meditosh te kthehesh ne analist te thjeshte si te tjere kolege. Mund te jesh me i hajrit ne ate profil. Dhe po te ishte e mundur do te preferonim ndonje analize mbi programet dhe idete e politikaneve qe na rrethonj (dhe jo t'i zgjedhesh ti sipas gustos tende, por konsideroji te gjithe) dhe jo thjesht interpretime banale mbi fakte si ato me lart. Lexuesit nuk i intereson se a e thirri Bamiri Dashin, por me intereson te kuptoj pse Dashi nuk morri pjese ne zgjedhje, dhe si rezultat ndihmoi Bashen. Ky lexim mund te jete me i vlefshem sesa cka na thua ti. Sepse eshte normale qe nqs. Shehi ka bere marreveshje me Bashen, Topi mos ta propozoje. Por ne ate rast edhe te tjere te djathte te partise se re qe mund te krijohet mund te mos duan te ndihmojne Shehin. Dhe per te vazhduar analizen me shume, mund te shtrojme pyetjen pse Shehi u be me Bashen pas vitesh kundra Sales. Po te informohesh mire do ta gjesh pergjigjen vete me forcat e tua.

Submitted by respublica (not verified) on

E.Zaloshnja i përgjigjet LZHK-isit

Një komentues i identifikuar si LZHK-isti, poshtë shënimit tim “Ku do të pozicionohet Dash Shehi?”, ka shkruar: “Nje statisticien nuk nxjerr rezultate mbi shifra te rreme. Kjo eshte ABC-ja e zanatit tend”. Komente të tilla marr shpesh kur citoj shifra zyrtare të KQZ-së. Dhe ata që i shkruajnë kanë një farë të drejte. Nga një studim që kam kryer për votimin në Shqipëri për periudhën 2001-2007, kam vlerësuar se shifra zyrtare e KQZ-së ka qenë rreth 15 mijë vota më e ulët se sa rezultati real i koalicionit të udhëhequr nga Berisha, kur ishte në opozitë, dhe rreth 20 mijë vota më i lartë, kur ishte në pozitë. Sidoqoftë, Një statistikë e përafërt është më mirë se pa statistikë fare. Kështu, për shembull, një shifër e KQZ-së, sado e përafërt,  që tregon se koalicioni i udhëhequr nga Rama mori në vitin 2009 rreth 120 mijë vota më tepër se sa pothuaj i njëjti koalicion kishte marrë në vitin 2005, na tregon diçka, apo jo?  Gjithashtu, na tregon diçka edhe shifra tjetër e KQZ-së, që tregon se LSi-ja mori në vitin 2009 pothuaj po aq vota sa morën së bashku gjithë partitë e vogla që iu bashkuan koalicionit Berisha pas vitit 2005.

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk jam dakort me parafolesin.

Edo ty te ben te vecante pikerisht fakti se nuk derdellit idiotlliqe si analfabetet e tjere qe jane bere "analist". Te pakten ti ke ca numra qe perdor, ndryshe nga te tjerat qe jane thjesht cheerleaders personal. Pra akoma me konkretisht, leria budallenjve te tjere te gjejne pse X apo Y ndermorri ate hap, ka plot qe  e bejne, ka pak fare qe na thone me numra se cfare impakti vertete sjell ai veprim.

Dhe gjithashtu ndryshe nga parafolesi besoj se shifrat jane shume here me te verteta sec beson ai.

Submitted by lzhk-isti (not verified) on

O Albi,

qenke tip kurioz. Mbron Islamin, je kundra Mucit, je me Zaloshnjen, je kundra Shehit. Duhet te jesh tip PD-isti. Sidoqofte, une me ty o Albi nuk kam per te bere debat sepse asgje s'na lidh dhe nuk eshte qellimi im te te mbush mendjen. Por po i kthehem Zaloshnjes i cili ka detyrim publik (ne sensin qe ai ka zgjedhur te merret me ceshtje publike) te jete paksa me i sakte ne analizat qe realizon.

Atehere, z. Zaloshnja, kur flasim per shifrat e KQZ-se rendesia eshte shume e madhe, sidomos sepse je i vetmi analist nga ata qe kane te drejte te dalin ne TV qe flet me shifra dhe per publikun e gjere (perfshire edhe Albin tone) fjala yte vlen paksa. Keshtu qe, kur ti thua qe LZHK mori kaq apo aq vota, dhe PS mori kaq apo aq vota, duke u bazuar ne shifrat e KQZ-se, atehere ti i ben nje dem te madh ceshtjes se demokracise, sepse ne trurin e njerezve te thjeshte te publikut te gjere, keto arsyetime te tuat zene vend. Ata qe jane me Saliun gezohen, ata qe jane me opoziten merziten, sepse doli edhe nje qe perdor shifrat e KQZ-se. Nderkohe, ndonjerit si une qe deshiron te arsyetoje pa shifrat, ti i lag barutin, sepse na e ben te veshtire cdo debat politik, sepse i mbyll gojen me shifrat e tua te pasakta. Sepse shqiptaret ne pergjithesi duke qene se nuk kane ndonje inklinacion per shifrat, kur ndonje si ty i flet me shifra, i duket dicka e bukur dhe e vlefshme. Sidomos kur vjen nga amerika, sepse ne vdesim per amerikanet. Keshtu qe demi yt eshte i konsiderueshem per demokracine. Ti thjesht ndihmon Saliun sepse ai kerkon pikerisht konfirmim ne imagjinaten kolektive te veprimeve te tija, sidomos te vjedhjes se votave. Dhe duke pasur parasysh edhe memorien e dobet te qytetareve tane, vlera e demit tend rritet me shume. Sidomoso kur krahason shifrat e LSI-se me partite e vogla te Berishes. Aty ndjej edhe nje hater te prishur  te vjeter tendin, qe daton qe me 1990-1994. Kaq per shifrat. I kthehemi tani ceshjtes Shehi. Ka shume rendesi, per mendimin tim, analiza e nderrimit te mendjes se Shehit, pas viteve te tera qe ai ishte kundra Berishes. Ti si nje ish-pd-ist duhet te kesh nje ndjesi te forte per keto ngjarje dhe jo te luash lojen e Saliut. Me ne fund me 2011 Shehi nuk merr pjese me ne zgjedhje, dhe kjo ndodh jo sepse ai u tremb nga analiza yte e shifrave te KQZ-se. Por u tremb nga indiferentizmi i madh i qytetareve shqiptare dhe ne vecanti tiranas, te cilet nuk ka kafene ne te cilen nuk shajne Salen, por ama kur u kerkon voten kundra fillojne dhe gjejne njeqindmije justifikime. Dhe ne kete indiference te tyren keni rol edhe ju analistat, qe nuk jeni kurre konkret ne luften ndaj se keqes. Atehere, gjithmone per mendimin tim si votues i LZHK-se, Shehi zgjodhi rrugen e plote te tjere bashkepolitikane te brezit te tij, ate te bashkimit me te keqen, sepse shumica deshiron te keqen ne kete vend. Me pak llafe  u dorezua me ne fund. Dhe ndoshta ka edhe mundesine te marre ndonje perfitim nga kjo ceshtje. Sepse, sic thua dhe ti qe shifrat jane cdo gje, ai do te kete bere ndonje bilanc te xhepit te vet, dhe i ka rezultuar me mire me Bashen se me Edin, sidomos duke u lodhur per shqiptaret.

Ky eshte arsyetimi im, dhe prandaj insistova te mosperdorimi i shifrave te cilat e kthejne analizen ne arithmetike te thjeshte dhe heqin tere lezetin ceshtjes.

Submitted by Albi (not verified) on

Une jam me kauzen time, mbroj ate qe besoj qe eshte e drejta.

Por duhet te te kerkoj falje per dicka. Besoja se ti kritikoje rezultatet finale nga pozitat e PS-isteve. Ata nuk kane goje te flasin, sepse qe te dy partite e medha kane vjedhur vetem ndaj te voglave jo ndaj njeri tjetrit. Keshtuqe si mbeshtetes i partive te vogla ke te drejte. Ketu terhiqem une.

Gjithe te mirat.

Submitted by lzhk-isti (not verified) on

Komentet e mia nuk ishin shume per te mbrojtur LZHK-ne apo partite e vogla ne pergjithesi (cka ka rendesine e vetdhe une jam pro ekzistences se tyre) por me shume per te reflektuar mbi menyrat e ndryshme se si ne, qytetaret tiranas dhe qytetaret shqiptare, po gabojme rrjesht ne lidhje me denoncimin e personave si Saliu,Edvini,Fatosi,Iliri, lulzimi e plote te tjere si keta (Shqiperia paska qene shume pjellore ne kete kategori). Neper tere ambientet online ne verjeme perdite qe shumica e lexuesve jane kundra ketyre personave. Ka nje pakice qe dashuron here njerin here tjetrin, por me ta nuk ia vlen te merresh sepse nuk kane ideologji, kane vetem interes monetar te castit. Persa i perket ne te tjereve, jemi mesuar te presim pothuajse cdo dite me ankth artikullin e rradhes te analistave opozitare (nuk ka shume tashme) qe na kenaq paksa dhe na lehteson vuajtjet. Dhe na japin bindjen qe nuk kemi rrjedhur por ka edhe te tjere si ne. Dhe ne kete kuader komentova shkrimin e Zaloshnjes. Zaloshnjen e konsideroj opozitar ne sensin qe eshte kunder Berishes. Nuk e di c'mendim ka mbi Edin apo te tjeret. Por i referohem historise se tij si pjesemarres ne listen emerore te anetareve themelues te PD-se ( i 26-i ne rradhen e firmetareve dhe e motra e 12-a) dhe largimit te tij me vone nga PD ashtu si plot te tjere qe nuk paten aftesine dhe durimin per t'i rezistuar marrezise dhe ligesise se Berishes. Ne keto debatet e jona per mua nuk ka vlere te shahet Berisha, ai po shahet aq shume sa po ia kalon ne gare edhe Enverit, por ka vlere te kuptojme se ne cilat faza te zhvillimit demokrat te nje shteti ne po gabojme perderisa kaq shpesh gjendemi me tipa si Berisha ne krye. Shqiperia sot ka nevoje qe qytetaret qe kane nje bagazh dijesh me shume se sa te jep shkolla si Kristal apo UFO te bashkohen kunder Berishes apo te tjereve si ai. Zaloshnja me debatet e tija mbi shifrat eliminon debatin mbi ideta duke e kthyer ne arithmetike. Per mua ka rendesi te kuptoj se cfare e shtyu Dashamir Shehin (i 160-i ne listen e firmetareve te PD-se) te nderroje mendje pas 21 vjeteve ne te cilat ai ka qene pothuajse gjithmone kunder Berishes. A u lodh valle? A pati nevoja financiare? A pati nderrim mendje ne sensin politik? Zaloshnja merret me shifrat e KQZ-se te cilat eliminojne cdo debat. Sipas tij Dashi humbi dhe kety ceshtja mbyllet. Nqs. ne pranojme qe LZHK nuk kishte vota mjaftueshem atehere e mbyllim ketu dhe s'kemi arsye fare te flasim sepse Bamiri nuk e propozoi. E ftoj Zaloshnjen te investigoje ato thashetheme qe kane dale qe tregojne per nje variant si ai i Hysni Milloshit, apo nje variant per pakenaqesi te Shehit ndaj Edi Rames per leje ndertimi. Sipas Zaloshnjes ne muajt qe vijojne ne duhet t'i referohemi censusit per shifra baze ne Shqiperi? Sepse edhe censusi e beri botimin e tij. Kjo nuk eshte me analiza qe i kerkohet ketyre gazetareve. Kjo eshte te luash lojen e Berishes apo te tjereve te cilet mezi presin qe ne te merremi me shifra. Ata rregullojne shifrat, dhe ne plasim trute pastaj. Ka me mire?

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

Sa per dijeni : ne zgjedhjet per qeverisjen vendore te ketij viti,

LZHK nuk pati kandidat as ne Tirane ,  ne Kavaje dhe ne shumicen e  Komunave te qarkut te Tiranes,

e megjithate  mori  rreth  6400  vota  ndersa  me partite e tjera te Polit te Lirise rreth   16500 vota.

kete duhet ta merrte parasysh zaloshnja. Dmth ne se do kishte kandidat ne te gjithe Bashkite dhe komunat

e Qarkut kj shifer do te ishte shume me e madhe , e mjaftueshme per te deshmuar vjedhjen e saliut dhe Edvinit

per Meten dhe Mediun dhe per vete.

Prandaj duhet ndryshuar Kodi, KQZ dhe komisinet plus rinumurimi ne publik dhe ne prani te pales qe ankohet.

Vetem atehere kane vlere analizat e Islamit, Zaloshnjes dhe Artan Hoxhes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.