Përfundon në farsë gjyqi ndaj ushtarakëve racistë në Greqi

Me vetëm 3 muaj e 15 ditë burg ka dënuar Gjykata Ushtarake e Pireut vetëm 2 prej 39 marinsave të një toge të Marinës Ushtarake Greke, të akuzuar se kanë shkelur nenin 2 të Ligjit Anti-Racizëm, pasi kanë hedhur thirrje raciste ne paradën e festës kombëtare te 25 Marsit të vitit të kaluar. 37 të tjerët janë shpallur të pafajshëm. Dy prej personave që kishin hartuar akt-akuzën, avokati i palës akuzuese dhe përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit në Greqi nuk janë shfaqur ne gjykatë, pasi kanë deklaruar se janë kërcënuar në seancën e mëparshme, e cila është ndërprerë për arsye të klimës së dhunës që mbizotëroi në sallë, nga pjesëtarë të grupeve ultranacionaliste.
Gjithashtu dëshmitari kryesor i akuzës, gazetari që ka xhiruar videon në fjalë është shfaqur me vonesë dhe nën masa të rrepta sigurie. Çështja në fjalë shkaktoi reagime të bujshme të opinionit publik në Greqi pas publikimit të kësaj videoje nga gazeta "Eleftherotipia", ku marinsat greke bërtisnin ne kor: Grek lindesh,nuk bëhesh kurrë/gjakun tënd do të derdhim, more derr shqiptar.
Mediat vendase që mbështesin partitë e majta, komentojnë se ky fakt vërteton edhe njëherë se në radhët e ushtrisë, forcave të marinës ushtarake dhe të policisë, kanë hapësirë elemente fashiste me pikëpamje dhe ideologji raciste.
A.K.
Comments
Me duket denim proporcional

Me duket denim proporcional me gravitetin e ofezes qe kane bere.

Greqia ka qene vendi i pare i

Greqia ka qene vendi i pare i Ballkanit, qe me luften e tij heroike ka fitue pamvarsine nga pushtuesi shume shekullor turk-osman.

Shqiperia ka qene vendi i fundit i Ballkanit, qe ne aleance me Turqine, ka shtype fqinjet dhe popuje e tjere deri ne shperbamjen e saje. Dhe sikur te mos mjaftoje kjo gja, Shqiperia porsa u ba shtet i lire demokratik u fut ne Konferencen e Vendeve Islamike afro-aziatike.

A kujtoni ju se harrohen keto gjana kur bahet bilanci historik ?!? Mos shikoni fajet e tjerve kur jeni vete te mbytur deri ne fyt me faje !!!!!!

3 muaj e 15 dite jane

3 muaj e 15 dite jane pak?Jane shume?Nuk e di e s'me interreson!

Une shoh ne kete vendim nje SHTET qe ,edhe pse ndodh radhe ,na jep nje shembull "demokracie"!

Une shoh nje shtet ,ku akuza e ngritur prej vete shoqerise civile greke (te mos harrojme se denoncimi eshte bere prej gazetarit grek!) gjen drejtesi ne gjykatat e tija.

Shoh gazetar ,prokuratore e gjykates grek qe kane kurajon e veprimeve te tyre (duke u armiqesuar me vegjeline greke!)

Shoh buzeqeshjen e "Perendeshes me sy te mbuluar" e nje padrejtesi te shperblyer.

Mbas ketij epizodi ,po ,vazhdojne te mbesin jetime padrejtesite e teperta te koheve te sotme e te hershme ....po duhet te kemi edhe NE "guximin e koherencen" e gazetarit grek!

T'ju japin rrespektin qe ne kete rast helenet meritojne!

Add new comment