Berisha: Censusi, arritje e madhe. Aleanca Kuq e Zi: Censusi, porosi greke

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha tha se regjistrimi është për herë të parë një proces serioz dhe i saktë. “Ndaj unë gjej rastin të shpreh falënderimet më të përzemërta të qeverisë shqiptare për qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktimi të qenies, banesës dhe treguesve të tjerë. Falënderoj regjistruesit për punën e shkëlqyer që kanë bërë duke trokitur derë më derë e duke mbushur me përgjegjësi të plotë detyrën e tyre”, u shpreh Berisha. Ai nuk harroi të falenderojë edhe INSTAT-in, komitetin dhe kryetarin e ngarkuar për realizimin e tij. “Të dhënat paraprake të censusit kanë një tregues jashtëzakonisht pozitiv. Për herë të parë në këtë census popullata e qyteteve dominon ndaj zonave rurale”, theksoi Berisha i cili tha se ishte gëzuar shumë kur ka parë rezultatet e regjistrimit.
Por në anën tjetër, Aleanca Kuq e Zi e shquar për pozicionet e veta nacionaliste e për qëndrimet denoncuese ndaj Censusit ka deklaruar se ky i fundit është përgatitur nga Greqia dhe zbatuar nga qeveria shqiptare. Aleanca denoncon deklaratat e Ministrit grek Spiro Dimas i cili shpërfilli hapur vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare që e ktheu për rinegociim ligjin e paktit detar.
Sipas AK-së, minoriteti grek gëzon shumë privilegje, ndërsa në Greqi shqiptarët janë të diskriminuar por qeveria hesht ndaj makabriteteve që u bëhen emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinjë.
n.s., a.k.
Comments
kjo aleanca kuq e zi ,persa i
<p>kjo aleanca kuq e zi ,persa i perket cenzusit,e ka treguar veten si aleatja me e madhe e grekeve,serbeve,maqedonesve,malazasve,etj</p>
duket qarte se akz-ja do te
<p>duket qarte se akz-ja do te jete lojtari kryesor ne shqiperi se afermi .koalicionit pd-lsi do ti shtohet edhe ps -ja pasi nuk kane ndryshime ideologjikedhe i bashkon mungesa e nacionalizmit.per momentin duket se ka fituar zemrat e rinise dhe emigracionit(ata qe nuk i flasin femijeve shqip jane me pd-ps ),pra te atyre qe nuk kane marredhenie interesi me pushtetin.po gjerat keshtu vijne ,edhe ne 91-shin moshat e rritura ishin me ppsh-ne ashtu sikurse tani me bijat e saj.eshte me se imediate nje force polike atdhetare dhe demokratike.shqiptaret nuk i durojne dot me esat toptanet</p>
Add new comment