Çështja ‘Islami’ mes socialistëve: Vendosmëri nga disa dhe drojë e sehir nga ca të tjerë

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 05:00

Arben Malaj: Unë jam kundër çregjistrimit të Kastriot Islamit.... Mendoj se duhet të jemi fleksibël, kur i referohemi statutit. Nuk kemi pse ndalemi tek ky fakt, por tek fakti që, kur u votua buxheti i shtetit, mungonin 14 vetë.

Besnik Baraj: Mosmarrëveshjet dhe debatet brenda PS-së kur ekspozohen jashtë saj kanë një impakt negativ tek votuesit tanë.... Ky fleksibilitet për të cilin flitet a ka impakt negativ tek votuesit tanë? Ky është shqetësimi im. Këtu disa njëherë i referohen statutit dhe njëherë flasin për fleskibilitet dhe tolerancë. Pra largohen nga statuti.

Tom Doshi: Unë jam kundër përjashtimit; po të ishte për ta përjashtuar [Islamin], kjo duhej bërë shumë kohë më përpara, dhe jo tani.

Marko Bello: Në parim jam kundër përjashtimeve, por duhet t’i japim një mundësi tjetër kolegut... Nëse dikush gabon, shumica nuk duhet të jetë kaq agresive. Ne jemi parti e madhe demokratike.

Taulant Balla: Deputeti Kastriot Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik plotësisht i vetëdijshëm për përmbajtjen e normës statutore në rastin e kësaj shkeljeje, çka nënkupton automatikisht çregjistrimin e tij nga grupi parlamentar socialist.

Hazir Gashi: [Votova kundër, pasi] nuk mund të votoja për çregjistrimin e një deputeti që është në PS qysh nga momenti i themelimit për një arsye që për mua nuk ishte e rëndë. Nuk mund të dilja jashtë formimit e personalitetit tim.

Andis Harasani: [Sikur të isha në mbledhje] do votoja kundër çdo lloj përjashtimi; për më tepër, kundër përjashtimit të themeluesve të PS-së.

Servet Pëllumbi: Nuk është ndonjë hata kjo që ka ndodhur.... Është një praktikë normale për partitë e majta e të djathta në Europë. [Nuk shkon që] i përjashtuari të marrë pozat e viktimës, ndërkohë që ka dy vjet e më shumë që nuk zbaton asnjë vendim të grupit parlamentar.

Re.Pu.

Comments

Submitted by "BESNIKU",po jo... (not verified) on

<p>Po ky Mero Baze çer halli ka or burre!?!? JO.....JO..... as vet Shoku Erion Velia nuk eshte me ne hall se ky per perjashtimin e Kaçit nga PARTIA.</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp; &quot;Pirja&quot; e Kastriot Islamit demton rend shendetin e PS-se dhe te tjereve rreth saj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.