Zhduket emërtimi “Shtet i pavarur i Kosovës” në raportin e PE-së?

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 08:45

Në Parlamentin Europian do të diskutohet e miratohet një draft-raport mbi Kosovën, i cili është përgatitur nga një grup deputetësh me në krye Ulrike Lunacek, austriake, ambientaliste.Por një numër europarlamentarësh, që nuk janë shquar për ndonjë dashuri të madhe për Kosovën e të cilët për këtë arsye nuk kanë dashur që në raport të përmendet emërtimi ‘Shtet i pavarur i Kosovës’, kanë qenë shumë të gjallë, e kanë sugjeruar një seri amendamentesh, që mund ta çbalancojnë krejt raportin. Merret me mend se është fjala për deputetë që përfaqësojnë vende, qeveritë e të cilave nuk e kanë njohur Kosovën (Qiproja, Greqia, Rumania, Slovakia, Spanja). Pikërisht këta deputetë, thuhet në Kohën Ditore, janë mobilizuar këto kohë, dhe nuk është çudi që nën ndikimin e presionin e tyre të miratohet një raport, ku Kosovës të mos i referohen si shtet i pavarur. Në këtë rast do të kishim të bënim me një hap prapa në procesin e afirmimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Me sa duket, diplomatët serbë, në ndryshim nga diplomatët e relaksuar shqiptarë (të Tiranës e të Prishtinës), nuk kanë fjetur gjumë këto kohë; përkundrazi, duhet të kenë qenë jashtëzakonisht aktivë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ne Kosove per shkaqet qe dihen ka mjaft kosovar qe jane kundra Europes dhe pro vendeve afroaziatike. Keto lloj kosovaresh perkundrazi do te kishin dashte qe Kosova te futet ne Konferencen e Vendeve Islamike ashtu siç e futi Sali Berisha Shqipnine. Prandej mos e kerkoni te keqen jasht e mos ua veni fajin gjithmone te tjetrve. Te keqen kerkonje mbrende. Asht krejte logjike qe mandej perfitojne anmiqt e shqiptarve.

Submitted by alidemsi (not verified) on

KA gjithmone dy pale ne nje beteje, i dashur Paul, dhe kur jane perballe njeri tjetrit, secili mundohet qe t'ja fuse tjetrit...po qe t'ja fuse sa me thelle e sa me mire, secili nga ata duhet te vije i pergatitur ne beteje. Koha tregon se serbet pergatiten shume me shume se ne....kurse ne mburremi me "koqet" e dajkos...

Submitted by alidemsi (not verified) on

KA gjithmone dy pale ne nje beteje, i dashur Paul, dhe kur jane perballe njeri tjetrit, secili mundohet qe t'ja fuse tjetrit...po qe t'ja fuse sa me thelle e sa me mire, secili nga ata duhet te vije i pergatitur ne beteje. Koha tregon se serbet pergatiten shume me shume se ne....kurse ne mburremi me "koqet" e dajkos...

Submitted by Artan Muderizi (not verified) on

Kosoves pa diskutim i duhej shkeputja nga Serbia por nuk mbahet dot ne kembe ai shtet pa industri, pa ekonomi, vetem si enklave eksperimentale ku lulezon korrupsioni.

Fuqite perendimore e kane ujdisur situaten ekonomiko-politike te atille, sa qe duket absurd bashkimi i Shqiperise me Kosoven qe do ishte zgjidhja perfundimtare e padrejtesive historike ndaj popullit shqiptar.

Kosova ashtu si dhe Shqiperia synon drejt Bashkimit Europian, por ka shume te ngjare qe ky bashkim te jete nje ekuilber i brishte me shtimin e numrit te shteteve qe e perbejne,    sidomos po t'i shtojme veshtiresine burokratike te qeverisjes nga nje qender e vetme qe kerkon vendime unike.

Ne nje situate ekonomiko sociale qe mund te precipitoje drejt perkeqesimit, do kemi nje rizgjim te interesave kombetare,nacionaliste ne Europe, kohe ne te cilen padyshim qe do pretenduar bashkimi i Shqiperise me Kosoven.

Siguisht ne kete lufte per mbijetesen te kombit do garojme me faktorin serb dhe natyrisht Kosova do te qendroje e plote me Shqipersine vetem ne se shqiptaret do ta meritojne ate sidomos ne planin e zhvillimit ekonomik, social dhe politik dhe nuk do te humbin gjithnje ashtu sic ka ndodhur shekujt e shkuar per arsye nga me te ndryshmet por mbi te gjitha per mungese te ketij zhvillimi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.