Islami: Rama më ka inat për një batutë të 1998-s

Epilogu i sagës Islami po ndodh në këto çaste në Opinion, në TV Klan. Me një pamje të lodhur dhe vetulla të rëna mbi sy, Kastriot Islami zgjodhi ekranin armik të Partisë së vet, të akuzuar dhe si ekrani i pushtetit, për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.
Pasi bëri Kasandrën, duke parashikuar se Partia Socialiste do rrijë edhe një mandat të tretë në opozitë, ai e shpjegoi shumë thjesht situatën ku gjendet: “Zoti Rama është inatçor”. Inati fillonte që më 1998, kur Rama paska hyrë në zyrat e Kryeministrisë me pantallona të shkurtra, dhe Islami pasi e ka qortuar e i ka kërkuar të vishet seriozisht paska bërë edhe një batutë që nuk i kujtohet. Rama, qenkësh qarë më pas te Nano, dhe nuk ia ka harruar kurrë këtë.
Jo vetëm kaq, por Rama ndjehet inferior ndaj njerëzve inteligjentë, çka, nënkuptoi Islami është një tjetër motiv hakmarrës.
Momenti më i sinqertë i bisedës, ishte kur Islami pranoi që nuk e priste të përjashtohej. Njeriu i caktuar për të përllogaritur formulat e zgjedhjeve për socialistët, nuk arriti as të llogariste një gjë të thjeshtë, përjashtimin e vet.
K.C.
Comments
O Struci Muci, do merresh me

O Struci Muci, do merresh me ceshtjen ti apo me probleme periferike?

Po cfare pretendonte Islami

Po cfare pretendonte Islami qe do fliste aq keq per PS sa ti thoshin epo mire po te japim nje post te rendesishem vetem mbyll gojen. Pikerisht fakti qe e reklamonte kaq hapur kete perqasje e bente te papranuesheme dhe kjo me standartet perendimore, se po te flasim per kontekstin shqipetar pastaj jemi shume larg. Per Berishen as qe behej fjale ta pranonte, po edhe Meta te njejten gje beri kur Prifti i tha qe e kishte regjistruar. Perseri ketu jemi ne rastin kur kemi te bejme me nje politikan korrekt apo relativisht korrekt qe gjendet ne nje situate qe i duhet te veproje si presion per nje situate te caktuar, momentale, por Islami vazhdimisht eshte perfolur per kulisa, berryla etj. Realisht Islami ka pasur zero mundesi qe PS ta pranonte me kete perqasje, se perse ka kembengulur ne te tijen pastaj kjo eshte pune tjeter...

ky po te ishte normal kishte

ky po te ishte normal kishte dhene doreheqjen vete. Islami akoma nuk e kupton qe eshte nje figure e degjeneruar ne syte e publikut. Eshte nga ata politkane qe populli mezi pret qe te shporren. Sot po del te shese ne Sali tv sepse vetem dishepujt e saliut mund ta degjojne.

Boll o zoti K açi shko në

Boll o zoti K açi shko në shtëpi ose te skrapalliu se dhe Arturin një duet i pa parë ose tek Berisha-Nano

Kaco e ke

Kaco e ke menderosur fjesht ,i thone andej nga Librazhdi.Mire fallxhorin,per humbjen e Ps-s, e bere se me demek merr vesh nga matematika,por kur flet per standarte e ankohesh pse te futen vetem ty e jo aty tre copave te tjera qe vegjetojne akoma ne ate parti si delfine te Berishes e Nanos,tregove se je shume i vogel.Ata punojne si urithi, ndersa zotrote pate guximin e paturpesine ta porosisje shefin tend Berishe per darken e krokodilit qe mos i leshonte aspak pe Rames.Keshtu erdhen rrethanat,ndaj i thone politikes kurve.e nuk i thone kurvar.Dihet kush eshte roli i zonjave te tilla.Hajt mos e vrit mendjen se do pare i ke be,futja i xhiro nga Evropi.

Add new comment