Hail Hitch: Të vdekshmit të përshëndesin!

Gazetat shqiptare nuk e njohin rubrikën e nekrologjisë, atë që shtypi i shkruar anglo-sakson e ka tipar të përhershëm. Edhe e rënda, e djathta, aristokratja dhe e thella ‘The Economist’ ka, në çdo numër të saj, nekrologjinë e javës (obituary). Nuk dihet se për ç’arsye, apo është vetëm rastësi, por shkrimet më të mira janë pikërisht nekrologjitë. Sigurisht nuk janë gjëra të shkruara me nxitim: autori i shkrimit e njeh personazhin ose e admiron atë. Arrin ta bëjë këtë edhe kur nuk është dakord me mendimet e tij apo të saj. Një rast i tillë është ai i intelektualit dhe publicistit Christopher Hitchens që ndërroi jetë para pak ditësh. Ishte i majtë, ateist, kontroversial. Gazetat, revistat dhe uebsajtet që shkruanin për të ishin të panumërta. Për të kuptuar vendin e C. Hitchens në histori ja edhe një listë e atyre që kanë shkruar për të. (Disa prej tyre si Slate ka 8 shkrime për jetën dhe vdekjen e tij): The New Yorker, The nation, n+1 magazine, Washington Post, The Chronicle of Higher Education, The Daily Beast, The Independent, Tablet Magazine, Newsweek, The New York Times, BNReview, Counterpunch, The Globe and Mail, PJMedia, The Telegraph, Slate, NYMagazine, Reason.com, New Statesman, Los Angeles Times, Commentary Magazine, The Guardian, FrumForum.com, Daily Mail, The New Republic, Financial Times, The Weekly Standard, The Atlantic, Vanity Fair, Irish Times etj. Edhe emrat e autorëve janë po kaq ilustrues. Ndër ta Christopher Buckley, Anne Applebaum, Timothy Garton Ash, Ian McEwan, Richard Dawkins, Kathleen Parker dhe Simon Schama.
H.B.
Comments
Na ben kete C.Hitchens-in

Na ben kete C.Hitchens-in sikur te kish vdekur Shekspiri! Shpresoj qe neper keto nekrologjite te thuhet se ai ishte nje i Alkolizuar kronik. Nje njeri qe shkonte rregullisht me prostituta dhe qe i inkurajonte tymosjen e duhanit dhe te drograve te ndryshme te rinjeve! Ishte nje njeri arrogant (e quan Nene Terezen: Shkurtabiqja Shqiptare) dhe plot mllef! E kuptoj pse e donte NY Times, Washington Post, etj... por se kuptoj ce keni ter kete dashuri per kete njeri medioker ju te Respublices!!!

Na ben kete C.Hitchens-in

Na ben kete C.Hitchens-in sikur te kish vdekur Shekspiri! Shpresoj qe neper keto nekrologjite te thuhet se ai ishte nje i Alkolizuar kronik. Nje njeri qe shkonte rregullisht me prostituta dhe qe i inkurajonte tymosjen e duhanit dhe te drograve te ndryshme te rinjeve! Ishte nje njeri arrogant (e quan Nene Terezen: Shkurtabiqja Shqiptare) dhe plot mllef! E kuptoj pse e donte NY Times, Washington Post, etj... por se kuptoj ce keni ter kete dashuri per kete njeri medioker ju te Respublices!!!

I dashur Pelikan me qafe te

I dashur Pelikan me qafe te holle dhe koke boshe si te pelikanit.

Hitchens mund ti vihet c'do mbiemer pervec se "medioker".

Pija dhe prostitutat nuk shqetesojne asnje njeri. Dhe mom tereza shkurtabiqe ka qene. Hitchens nuk genjeu.

I nderuar Adriatik, ashtu si

I nderuar Adriatik, ashtu si deti me i ceket i mesdheut dhe i vogli ne vellim gjithashtu...

Me siguri qe ti nuk je ne dijeni te kritikave qe i behen ketij njeriu medioker per shume tema! Nese do te marresh mundimin per te lexuar qofte edhe nje liber te e vetem nga ky personazh, do te shikosh se sa medioker eshte. Por ndoshta po te kerkoje shume!

Prostitucioni dhe alkolizimi eshte e vertetet qe nuk shqetesojne njeri... por eshte po kaq e vertete qe tregojne shume mbi nje njeri!

Add new comment