Çështja Islami, si sexgate i Clinton-it

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 08:00

Partia Socialiste ka vendosur sot për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Kërkesa për përjashtimin e deputetit Islami u bë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të Kryesisë së re. Rama ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që të marrë masa për Islamin në respekt të rregullores. Dita e sotme ka qënë e plotë mediatikisht, me këtë ngjarje, duke patur parasysh „breaking news“-et për daljet e Islamit nga mbledhja sa herë brenda selisë së PS-së nuk kishte televizione. Argumenti kryesor i kryesocialistit është mungesa e Islamit në seancën e fundit parlamentare, ku u bë dhe votimi i kandidaturës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Çështja „Islami“ ka marrë përmasa çuditërisht të mëdha mediatike, shumë më tepër se çështje jetike për vendin si ajo e borxhit publik, e dhunës në futboll, e mungesës së energjisë, etj. Duket sikur për nxënësin e pabindur Islami, thyerës të disiplinës, që jep kopje dhe pi cigare pas murit me çuna jo të shkollës, janë futur një sërë miqsh që të mos përjashtohet nga klasa(dmth nga Partia). Por nuk dihet nëse deklaratat e Kryeministrit, “eja në PD”, apo të Nanos “për vlerën historike të Islamit” janë përpjekje për ta ndihmuar të mos ikë nga PS-ja, apo frikë se po iku, nuk i duhet më njeriu (siç aludonte Mero Baze në Tema).

A.K.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Limonet e shtrydhur, nuk i duhen askujt!

"Projekti" i tij, me titull me te gjate edhe se shtati i tij, per bashkimin e te majtes do te "lulezoje" deri pas zgjedhjeve te 2013, ku sigurisht do beje pjese ne boshtin "fitues" Berisha-Nano-Meta!!!!!!!!!!!

Pastaj nuk do ti hyje ne pune askujt. Dhe limonat e shtrydhur dihet se ku e kane vendin, ne KOSH. Por edhe pa kete ky fare burri e ka te sigurte nje kosh, ate te Historise se te majtes shqiptare, ne mos koshin e historise se shtetit shqiptar!!!!!!!!!!!!!!!!

Udhe te mbare Kac (o) i, te qofte e lehte udha qe ke tre vjet qe ke filluar...

Submitted by Altin (not verified) on

Them se per te mos rene batakun e te gjitheve nuk duhet ti kishit dhene vendin e pare ne website. Mendoj se ky eshte lajm pa kurrfare vlere, dakord qe perjashtimi nuk tingellon mire, ama kjo qe dicka vetem formale se ky vetem po kundershtonte cdo levizje te partise dhe po mbron tezat e qeverise.

Pjesa me e bukur do jete , qe ky zemerthyer nga mosforcimi i se majtes (me qellim mundjen e kundershtarit te djathete) do hyje ne qeverine e djathte ose do i sherbeje asaj duke i hequr vota Rames, por mendoj se nuk ka c'ti heqe.

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Misioni “Kastriot Islami” në PS over

Nga Idriz Tafa

Z. Kastriot Islami e ka përdorur dhe donte ta përdorte ende PSSH-në si "lopë" për të mjelur përfitime sa nga PS-ja nëe pushtet dhe opozitë, për pasojë, me presionet e tij ndaj PS-së, të milte dhe vazhdon të mjelë nga ish-opozita dhe partia e sotme në pushtet, PDSH-ja.

Kjo nuk do as mend as kalem, po të shprehemi në zhargon popullor. Islami ka qenë një fizikan i talentuar dhe mund të bënte karrierëe akademike, në mos jashtë shtetit (si kolegu i tij Progri në Francë), të paktën, në Shqipëri. Por dihet, arsimi i lartë nuk të jep para sa politika. Kështu, tinëzisht, u fut në listat eletkorale të PS-së, pa qenë anëtar partie, dhe u bë speaker parlamenti. Menjëherë, ende President i Republikes, Ramiz Alia, i cili në vitin 1990 ia kishte ndërprerë Kastriot Islamit specializimin pranë një nobelisti në fizikë, e dërgoi në Moskë në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqiperise në vitin 1991. Sapo ishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Tiranës. U përfol se Islami kishte me vete në valiçen diplomatike një ngarkesë me dokumente të Sigurimit të Shtetit, që ia dorëzoi KGB-së.

Po ky Kastriot Islami, në vitin 2004, u dërgua në Moskë nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano për të nënshkruar marrëveshje me sherbimet sekrete ruse për shkëmbim informacionesh me homologet shqiptare. Këto janë të botuara. "Amanetin" e Nano-Islamit e plotësuan pas 7 vjetesh, Berisha-Nishani, kur nënshjruan me shefin e antidrogës ruse një marrëveshje kundër Kosovës.

Paturpësia e Islamit është e pafundme. Përmendim rastin e emërimit të tij si ministër i Financave i qeverisë së Fatos Nanos. Një dite më parë, në prani të mediave, u betua se nuk do ta pranonte postin. Kjo, me të drejtë. Pasi ishte fizikan dhe ishte injorant në financa. Por të nesërmen u gëdhi kryellgaritar i Shqipërisë. Dihen bëmat e tij si kusar i financave. Në varësinë e tij ishin doganat dhe tatimet me një evazion fiskal të tmerrshëm. Kastriot Islami dhe Fatos Nano u akuzuan, jo vetëm nga opozita e atëhershme, por edhe nga ndërkombëtarët. Islami dhe Nano, bashkë me Ilir Metën, ishin përgjegjës që çuan PS-në opozitë. Po ashtu "formulat" e Islamit vazhdojnë ta mbajnë PS-në në opozitë.

Misioni “Kastriot Islami” në PS mbaroi. Prandaj e ftojnë Ilir Meta dhe Sali Berisha në partitë e tyre.

Submitted by Albi (not verified) on

O Zot ca budallenjsh sillen verdalle neper forumet e internetit. I vene dhe vetes titullin Dr. Kulmi!!!

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk e di nese ky eshte Struci Muci qe shkruan me emra te rinj, apo ka vendosur te behet akoma me struc se ne 2009 e te mos flase fare per ate c'ka po ndodh. Duke pare qe sot kishte vendosur te merrej me Mehmet Elezin te Shqip-i, ashtu sic merrej me policat rrugore ne 2009, duket qe Struci Muci po e perjeton rende ate qe po ndodh.

Atehere, arsyeja pse merremi me ceshtjen Islami kaq shume e jo me "hallet e popullit" eshte e njejta me ate qe detyroi Kongresin e fundit te PP te mos merrej me hallet e Metalurgjikut te Elbasanit po me problemin e pluralizmit. Sistemi politik dhe institucionet e tij jane percaktuesit final te mirqenies ne nje vend. 21 vjet pas rrezimit te komunizmit ne diktaturen e kemi hequr nga shteti dhe e kemi futur ne parti, per ta perqendruar ne duart e dy njerezve. Pa patur nevoje te beje filozofira te shumta, eshte e qarte qe kjo eshte komplet e kundert me sistemin e demokracise dhe ekonomise liberale qe vertet krijon mirqenien. PD qeveris keq edhe sepse Berishen nuk e kundershton njeri brenda partise se tij, edhe kur i biri perfshihet ne afere si te Gerdecit nuk i del kush perpara. Ky pra eshte problemi me perqendrimin e pushtetit politik, e jo se ca ndodh me individin Islami qe ka aq mend sa per te nxjerre buken e gojes ne Shqiperi a jashte.

Mediat qeveritare do merren dhe me te drejte sepse besojne se kjo u jep argument. Po ne mos valle duhet te sillemi si struca e te pretendojme qe nuk kemi probleme vetem qe te mos u japim argumente medias qeveritare? Jo, kurrsesi jo, e kemi Strucin Muci po nuk do sillemi te gjithe njesoj.

Gjitshesi Struc Muci besoj qe me kaq mbyllet perfundimisht periudha kur ti mund ta mbroje me te madhe Messiah Ramen, e te ne shisje dengla per modernizmin e tij. Nuk e di nqs mendoje nga vitet 2000 kur fillove te shkruaje te Shekulli plot pathos per demokracine liberal qe nje dite do mberrije ketu, si sherbetor i ulet i pushtetit individual te nje njeriu, kauzes me te dobet te mundshme. Eshte turp sa poshte ke rene, sa poshte e ke cuar nivelin e Respublicas. Pa per Ramen vetem mitingashet besonin se ky kishte ndonje dell demokratik ne qenien e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.