Alarmi i ndërtuesve: “Po falimentojmë! Alarmi i blerësve: ulni çmimet!”

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 10:44

MAPO e sotshme përcjell një alarm, të disatin në radhë, të Shoqatës së Ndërtuesve. Sipas zv/Presidentit të Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve, Ilir Hebovija, sektori i ndërtimit është në alarm dhe kjo klimë do rëndohet gjatë vitit të ardhshëm. Ai ia mvesh gjendjen e keqe të sektorit të ndërtimit krizës ekonomike, dhe shton se gjatë muajve të fundit shumë kompani ndërtimi kanë falimentuar si pasojë e kësaj krize. Ndër faktorët shoqërues të krizës ai përmend mungesën e blerësve dhe mosdhënien e kredive prej bankave. Hebovija ka folur sigurisht edhe për ulje të çmimeve, por pa prekur arsye të tjera që e kanë çuar sektorin e ndërtimit në këtë gjendje. Ndërtuesit duke abuzuar me çmimet për vite me radhë kanë krijuar një tollumbace imobiliare që pat prekur shumë vende të zhvilluara. Në Amerikë u quajt ‘real estate buble’. Në rastin amerikan shteti injektoi pará në banka dhe gjithashtu programe për blerësit e “herës së parë”. Edhe në rastin shqiptar shtetit mund t’i kërkohen programe të tilla, por jo ndihmë për trustin e ndërtuesve.

H.B.  

Comments

Submitted by Tulio (not verified) on

Une mendoj qe tregu te lihet te vaproje I lire. Pra te ulen cmimet ekstreme dhe rrjedhimisht ti mbijetojne falimentimit vetem kompanite e forta. Na u bene ndertues te gjithe me apo pa kapital..
Le te vuajne pasojat tani....

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Mos të qahen se me çmimet që janë në shqipëri besoj se nukë janë në gjithë europën besoj se ekonomi tregu do të thotë ekonomi elirë dhe çmimin e vendosë në bazë të kërkesës por e keqja është se asnjëra palë nuk paguan detyrimet që i takon në shtetë dhe sa për mungesën e blersëve në qoftëse doni ti fitoni ulni çmimet</p>

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>I ke pare cmimet ne Tirane? Te ardhurat jane cope cope! pastaj cmimi sipas tregut!! Kerkese nuk ka cmimi ne vende!!!!Neqoftese kostua per m2 e ndertimit ne Tirane eshte rreth 36000 Lek ose rreth 280&euro; çmimi mesatar i shitjes pe m2 eshte 190.000 Leke/m2 ose rreth 1350&euro;/m2!!!! Beje pak llogarite dhe kto jane çmime mesatare!!!</p>

Submitted by Anna (not verified) on

<p>C&#39;menduan ndertuesit tane me politikane e te tjere qe deri tani e kane shenjteruar tregun e lire sis istem ekonomik? &nbsp; Tregu i lire eshte masaker per vendet e vogla ku nuk ka shume fuqi blerese dhe mbi te gjitha mbizoteron varferia. &nbsp;Tani falimentimi fillon me ndertuesit e me vone do te vazhdoje ne sektore te tjere te ekonomise. &nbsp;Ka ndodhur e po ndodh neper shtete qe e kane mbrojtur me fanatizem kete sistem ekonomik, dhe ne s&#39;kemi si te bejme perjashtim!</p><p>Mqs. ndertuesit deri me tani e kane perkrehur me plot fuqi tregun e lire e ia kane pare hajrin, tani le ti shohin demin: te falimentojne! Te mbizoteroje me i forti (si ne xhungel)! &nbsp; Vetem nje gje duhet te dine bleresit: Cmimet e shtepive ne Shqiperi jane me te shtrenjta se ato te shume shteteve ne SHBA nderkohe qe rrogat tona jane te barabarta me ato te nje shteti afrikan. &nbsp;Prandaj mos t&#39;ju vije keq qe falimentojne ndertuesit. &nbsp;</p>

Submitted by luani (not verified) on

Zgjidhja eshte shume e thjeshte, te ulin cmimet. Deri tani kane ecur me idene, he se kemi leke, dhe s'kemi pse i ulim cmimet. Me c'duket situata po ndryshon (dhe me duket me vend).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.