E gjithë dynjaja në promovimin e librit të Blendi Fevziut

Moderatori i ‘Opinionit’, Blendi Fevziu, ka promovuar në Galerinë e Arteve, atje ku tani mban pritjet ambasada amerikane për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë, librin e tij “Enver Hoxha-një biografi’. Kanë qenë të gjithë: ambasadori amerikan Arvizu (jo se i pëlqen aq shumë Galeria, por për Fevziun kësaj radhe), diplomatë të tjerë të huaj që nga Sequi e me radhë e deri te krerët e shtetit, përjashto këtu presidentin Topi. Ka munguar edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, por ka qenë ish-kreu i saj Fatos Nano që ABC News e quan politikani Fatos Nano. Është shfaqur edhe Kastriot Islami. Sigurisht edhe kryeministri Berisha, i cili ka vazhduar ta trumpetojë rëndësinë e librit për Enver Hoxhën e ta quajë ‘vepër’. ABC News-i e ka transmetuar live eventin dhe gazetari Drini Zeqo u ka zënë pritë të gjithëve për t’u marrë ndonjë intervistë. Ardian Fullani i tha ‘jo’, por asnjë tjetër për be. Nga të pyeturit pak e kishin lexuar librin. Inva Mula nuk kish patur kohë për shkak të angazhimeve, ndërsa Luan Hajdaraga kish patur kohë vetëm për gjysmën e faqeve. Mikrofoni është ndalur edhe para gojës së stilistit Joni Peçi, i cili ka thënë se njeriu i veshur më bukur këtë mbrëmje ishte…Fevziu. Ka shtuar se kish pikasur edhe kostume ‘Armani’ në sallë. Fevziu mbajti një fjalim, të cilin e hapi dhe mbylli me citate të Vaclav Havelit. Nuk kanë munguar as ata, dhe nuk kanë qenë të paktë, që kanë përtypur çamçakëz gjatë gjithë kohës. Kush pyet për mbrëmje galá. Asnjë incident nuk është shënuar për sa kohë askush nuk u kap duke ngrënë fara.
P.S. Ky lajm ka ardhur nga një lexues (duhet të ketë qenë atje; ose duhet të jetë informuar në detaje nga dikush tjetër), që kërkon të mbetet anonim. Nuk kuptohet mirë se ç’ka këtu për të kërkuar anonimat. Redaksia ka ndërhyrë për ndonjë ndreqje të natyrës ortografike; jo për gjë tjetër.
Comments
Njerezit s'kan te hane buke

Njerezit s'kan te hane buke dhe aty merren me kostumet Armani.........................

..nuk e dij perse..ne kete

..nuk e dij perse..ne kete fotografi te kesaj mbremjeje ..qofte Blendi qofte Berisha ..qe te dy me duken si katunare me ato kollare.

..nuk e dij perse..ne kete

..nuk e dij perse..ne kete fotografi te kesaj mbremjeje ..qofte Blendi qofte Berisha ..qe te dy me duken si katunare me ato kollare.

Shume e sakte , katunare me

Shume e sakte , katunare me kollare, por berisha eshte edhe surrat krimineli, hajduti e skizofeni...doja te shjtoja edhe dicka ...Monstren diktator qe mbyti shqiperine per 40 vjet eshte me e ndershme dhe e drejta ta denojne dhe te flasin per bemat e tij ish te persekutuarit dhe te denuarit e vuajtesit prej tij JO bythelipiresit e kelyshet e tij, si Sali Berisha dhe gjithe fytyrat e ndyra qe moren pjese ne kete farse.

Pune shqiptaresh me! Si ata

Pune shqiptaresh me! Si ata qe e organizuan,si ata qe moren pjese,si ata qe i kushtuan kohe,si keta qe i bejne analizen.Edhe une jam shqiptar,po si asnjeri prej jush.

Ketij libri do ja degjome

Ketij libri do ja degjome muziken e vertete me vone ...

Po ndonje ish te persekutuar

Po ndonje ish te persekutuar kishte ne kete ceremoni "ngadhenjimi" te ish diktatorit nga ish nxenesit e tije.....

Mungon nje foto grupi: Remzi

Mungon nje foto grupi: Remzi Lani, Sali Berisha, Blendi Fevziu, etj, ''disidentet'' qe u perleshen ''dhemb per dhemb'' me diktaturen komuniste.

"URIME" !!! FEVZIU po ia

"URIME" !!! FEVZIU po ia kalon edhe ...SALIUT !!!

Neveri e madhe. Megjithate te

Neveri e madhe. Megjithate te ftuarit shkonin shume me pikturat ne mur.

Kam nje pyetje dhe lutje per zotin Mustafa Nano?

A mund te kemi nje liste me te plote te mediave qe nuk jane ftuar? Do kuptonim realisht se cila eshte opozita e vertete ne Shqiperi dhe sa pak kane ngelur..

Nobelisti Elitis : " Atdhe

Nobelisti Elitis : " Atdhe te bukur e te cuditshmen, si ky qe me ka rene per hise, nuk kam pare, hedh grepin te zesh peshke dhe kap zogje, leron me varke e ne uje hedh parmend..."

Edhe pas 26 vjetesh qe ka

Edhe pas 26 vjetesh qe ka vdekur, disa mundohen te nxjerrin perfitime nga Enver Hoxha, dhe per cudi jane keta qe e shajne me shume, edhe pse kane 20 vjet qe shesin pasurine qe ky popull kishte krijuar me djerse e pune nen kete "diktator"

Eshte vetem nje show politik

Eshte vetem nje show politik qe askujt ne rradhet e popullit nuk i hyn ne pune.Dikush eshte i interesuar ta mbaje te gjalle me cdo menyre figuren e E.Hoxhes edhe duke thene te paqena dhe fallsifikuar historine.Nuk mund te tremben me shqiptaret me gogolin e Hoxhes,ata tremben realisht nga mjerimi berishian dhe diktatura e re "demokratike".Te gjithe lakejte qe merren me nje te vdekur qe sa ishte gjalle i kenduan kenge e poezi,bile i mbajten dhe oturakun.Me zi do ta bejne shqiptaret ty Sali Berisha,kjo eshte shembja e idhujve.

Add new comment