Policët protestojnë kundër qeverisë, dhe .... u derdhen gjyqtarëve të futbollit

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 13:51

Disa agjenci lajmesh kanë shpërndarë njoftimin, se policët janë të indinjuar (të vetmit los indignados në Shqipëri?), pasi qeveria ka marrë vendimin për t’mos u dhënë shpërblime në fund të vitit. Nuk para është dëgjuar që policët shqiptarë të protestojnë kundër qeverisë, pasi përgjithësisht policët janë ish-militantë partie, rrjedhimisht kanë një feeling të dukshëm me qeveritë. E në këtë kuptim, kërcënimi i kreut të sindikatës së policëve, Sadedin Fishta, se “nëse qeveria nuk do të shpërblejë punonjësit e policisë, atëherë këta të fundit do të nisin një sërë grevash”, duket si diçka teatrale.

Por jo çdo gjë që ka të bëjë me policinë bie era teatralitet. Është marrë vesh, sipas gazetës Tema, se në dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve të një ndeshjeje futbolli në Pogradec prej tifozëve e prej lojtarëve vendas, është përfshirë dhe shefi i policisë. Kryetari i Kolegjiumit të Gjyqtarëve të Elbasanit, Sopot Resmeliu, bën me dije se kreu i uniformave blu i ka kërcënuar arbitrat me jetë. Ai raportohet t’u jetë drejtuar atyre, gjithnjë sipas Temës, me fjalët: “Do ju var në litar e do ju shtyp kokën”. Ta ketë thënë vallë këtë frazë të tmerrshme? Nuk është për t’u çuditur (vetë ai e ka mohuar, sidoqoftë). Ka nga të gjitha në policinë shqiptare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>Pse eshte ne thonjza &#39;e tmerrshme&#39; ?! apo kujt u bejn me pershtypje keto gjera. Edhe ju gazetaret si duket keni rene dakort me veten se keto jane ndodhi fare normale qe nuk meritojne asnje lloj denimi, aq me pak te &#39;opinionit publik&#39; qe ua rikujtoj Ju perfaqesoni.</p>

Submitted by Kemali (not verified) on

<p>Kur e thote &quot;TEMA&quot;,si nuk e paska thene Shefi i Policise!Pse hajgare ben TEMA?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.