Diktatorët vdesin njësoj në pikëpamje mediatike; ja, si Kim Jong Il.

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 09:46

“Agjencia zyrtare e shtypit ishte e para që e dha lajmin. Pastaj ish televizioni publik që ndërpreu papritur programet, dhe në një transmetim special njoftoi vdekjen e udhëheqësit. Kish dy ditë që flitej nën zë mbi vdekjen e këtij të fundit, por lajmi po mbahej i fshehtë nga nomenklatura derisa në një moment u mor vendimi për t’mos e mbajtur më të fshehtën.” Ky është, në fakt, scripti gazetaresk i vdekjes së çdo diktatori, por në rastin konkret është fjala për diktatorin koreano-verior, Kim Jong Il, i cili vdiq (le të bëjmë ndonjë saktësim tani) të shtunën, në orën 8.30 të paradites, nga një infarkt i miokardit që i erdhi pas një lodhjeje mentale e fizike. Lajmi në televizion u lexua nga një folëse e re, e veshur në të zeza, të cilën, me të filluar, e kapën të qarat.

Kaq thuhet nga të gjitha agjencitë e lajmeve të botës, dhe në këtë mes i referohen mjeteve zyrtare të informacionit të vendit, që tani është në zi për t’i bërë homazhet udhëheqësit që s’është më. Ndërsa rrotull Koresë së Veriut ka plasur alarmi. Japonia e Korea e Jugut janë duke mbajtur kontakte me SHBA-të, pasi nuk i zënë besë tranzicionit në një vend fqinj diktatorial, që ka në arsenalet e armëve edhe bombën bërthamore. Thuhet se trashëgimtar është i biri 20 vjeçar, por askush nuk ka ide se kush është ky. Për këtë arsye, alarmi nuk është i kotë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by B (not verified) on

<p>Sipas te gjitha agjencive kryesore te lajmeve ne bote spikerja ishte nje goxha plake koreanoveriore, e cila lajmeroi ne 1994 edhe vdekjen e Presidentit Etern. Agjencite kryesore (por edhe ato dytesore e tretesore) te lajmeve ne bote bejne gjithashtu me dije se djali trashegimtar eshte se paku 30 vjec dhe cka kurrkush nuk ia ka idene eshte subkonshi i tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.