Po ndihet opozita brenda opozitës

Në këtë moment, kundërshtarët më të ashpër të Ramës brenda opozitës janë tre njerëz me formim rigorozisht shkencor. Është fjala për Kastriot Islamin, për të cilin thuhet se do përjashtohet nga PS-ja (në Shekulli ishin publikuar opinione të zemëruara të bazës), për Rexhep Meidanin dhe Skënder Gjinushin. Ky i fundit e kish rritur sot dozën e kritikës në adresë të Ramës e të PS-së së Ramës. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare e akuzonte opozitën për apati e zbythje përballë një pushteti që vjedh votat e që vret opozitarët. Ai thotë se kjo opozitë është gabimisht në opozitë, sepse i janë vjedhur votat, e megjithatë është pikërisht kjo opozitë që “ka hedhur pas krahëve djegjen e kutive, vjedhjen elektorale të Tiranës, 21 janarin, dhe dështimin e maxhorancës në përpjekje për të marrë statusin e vendit kandidat në BE”. Sipas Gjinushit, kjo ndodh ngaqë ca [në PS] e kanë qëllim këtë sjellje, ca të tjerë janë të sponsorizuar nga krahu tjetër, e ca të tjerë akoma nga droja përballë presionit të ndërkombëtarëve, të cilët po i shërbejnë haptazi Berishës në gjithë këtë histori.
Para disa ditëve, Gjinushi, tok me Koçin e Milon, kanë patur një takim, ku është diskutuar mbi bashkimin e të vegjëlve pranë Ramës. Në këtë kuptim, nuk është çudi që qëndrimet e Gjinushit të përfaqësojnë një grupim brenda opozitës.
Re.Pu.
Comments
Gjinushi eshte nder

Gjinushi eshte nder politikanet me te afte qe ka Shqiperia, ka 20 vite qe mundohen ta cvleresojne duke i permendur qe ka qene minister ne kohen e Ramiz Alise, por me mire minister Arsimi se VarKar ne Tushemisht. Per me teper, Gjinushi qendron ne te majte te spektrit politik, ndersa VarKari hiqet si i djathte.

Pune komunistash.

Pune komunistash.

Une e kam shkruajtur dhe te

Une e kam shkruajtur dhe te nje teme tjeter, por do e perseris.

Struci Muc Nano ku e ka fut koken kete here?!!! Ne 2009 ja mbathi per 4-5 muaj e nuk shkruajti asgje per humbjen e Messiah-se, sot nuk thote asgje. Pasi ka kaluar tere keto vite duke u perpjekur te na mbushe mendjen, po mbase edhe duke u perpjekur ti mbushi mendjen vetes, se kemi ne krye te PS-se nje lider demokratik, vizionar, modern, sot nuk thote me asgje. Sot qe edhe fasada e fundit e ekzistences se nje partie ra, duke u zevendesuar me nje organizate kulti invidual, Struci Muci e ka futur koken me thelle se kurre ne rere dhe nuk pranon te shkruaje gje.

Muc, kjo eshte sfida. Ne 1990 rrezuam diktaturen po ate e kaluam nga shteti ne parti. Sot kemi nje pushtet politik, e per rrjedhoje ekonomik, te perqendruar ne dy duar e larg sistemit vertet liberal qe kerkojme te ndertojme. Aferet e korrupsionit qe ti i ke aq perzemer ti mbulosh jane vetem pasojat e ketij sistemi. Vendos sot cfare ane do mbash, ate te se drejtes historike apo te lepirjes per pushtet individual. Ndryshe nuk do jem vetem une qe do te them Struc dekada me vone.

Add new comment