Garda u jep një scoop gazetarëve: “Jozefina na humbi nga sytë një copë herë”

Një lajm paksa i çuditshëm që ka të bëjë me Jozefina Topallin jepej sot vetëm nga gazeta Shqip; madje, dhe kjo e fundit e kish në faqen 21, në fund të faqes, me titull “Zhduket Jozefina Topalli, alarmohet policia e Garda”. Nga Shqipi merret vesh se infomacioni ka rrjedhur nga radhët e strukturave të sigurisë, e kjo do të thotë se kanë synuar ta “njollosin” kryetaren e Kuvendit, gjë që mund të bëhet vetëm me lejen e “të madhit”. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që lajmi të marrë formën e një përvjedhjeje që kryeparlamentarja u ka bërë rojeve të veta të trupit, dhe të një arratie “në drejtim të paditur”
Përse është fjala? Lajmi na bën me dije pra se Jozefina Topalli ka qenë në Durrës në një takim me një person (nuk jepet identiteti i tij), që kish një makinë Touareg. Gjatë gjithë kohës ajo ka qenë e vëzhguar në distancë nga policia e Garda, që në këtë mënyrë kanë qenë duke ushtruar funksionin e tyre. Në një moment, Policia e Garda alarmohen, pasi Topalli u humb nga sytë, dhe ata vihen në kërkim. Duket se më në fund e “kanë gjetur” VIP-in që u duhet ta mbrojnë, dhe e kanë shoqëruar në destinacion!!!!
Ky është lajmi. Nuk ju duket se ka një ndyrësi në këtë mes? Përse do duhej që kjo ngjarje të bëhej publike? E përse do duhej, gjithashtu, që lajmi të jepej si një aventurë hollywood-iane e kryetares së parlamentit?
E.G.
Comments
Bravo Jozefina. Ia hodhe

Bravo Jozefina. Ia hodhe pilicise se Gardes dhe dole me e zgjuar. Ketu vertetohet dobesija e policise se Gardes.

Se ku ka shkue Jozefina, ajo asht puna e saje. Pse do tu jape llogari te tjerve se ku ka shkue, se me ke asht takue, se çka ka ba, se çka s'ka ba, se çka ka fole etj.etj.etj.

Sigurisht qe eshte nje

Sigurisht qe eshte nje ndyresi nga ato qe di te beje vetme Sali Berisha.

Te sugjeroj Blerim qe tjeter

Te sugjeroj Blerim qe tjeter here te evitosh shprehje vulgare si kjo qe perdore ti "ndyresi", jo pse kam ndonji preference per Jozefinen, por kjo shprehje te ule ty qe e nxjerr nga goja. Pose kesaje nuk jane me pak "ndyresira", siç thua ti, edhe te gjithe te tjeret te pozites dhe te opozites.

I sugjeroj Mustafa Nanos te perjashtoje komentuesit, qe perdorin shprehje vulgare, ofenduese, te papershtatshme per nji debat intelektual te njerzishem publik. Kur perdoren kesi lloj fjalesh, ofendohemi te gjithe, sepse nuk jemi te nivelit te rrugaçve. Ne rast te kundert do te detyrohemi te mos bejme me komente.

Perdorimi i vulgariteteve e ule reputacionin e gazetes.

Aq më tepër se aty nuk ka të

Aq më tepër se aty nuk ka të bëjë aspak Sali Berisha. Edhe në qoftë se flasim për një lloj peshku në Kinë, shpejt de të përmendet Sala. Jam dakord me Zotin Tedeschini që komentet të filtrohen, aq më tepër se kjo gazetë po bëhet për ditë më interesante.

Debat intelektual?! Me ty?!

Debat intelektual?! Me ty?! Po s'ka lind ende ai bir kurve, mor' ti!

Si duket ka ndonje qe jep

Si duket ka ndonje qe jep lajme te tilla per jeten personale por pa ndonje rendesi .........dhe tek e fundit cdo gje interpretohet keq dhe qellimisht.....ndokush ka ndonje interes te " djege" si figure.....e tek e fundit kujt i hyn ne ????? ( qe gjithe kjo eshte kot dhe pa vlere )

Add new comment