Antidoti i PS-së kundër aleancës Berisha-Meta

Në blogun edirama.al, Kryetari i PS-së citon Rexhep Meidanin të ketë thënë: “Pa LSI-në, PS-ja nuk vjen dot në pushtet… dhe Edi Rama s’e bën dot këtë bashkim”. Më tej Rama i përgjigjet kështu Meidanit: “Ai nuk është i vetmi që çelësin magjik të fitores sonë e gjen në xhepin e Ilir Metës, por në këtë rast, megjithë përpjekjet vetmevete, unë s’e gjej dot çfarë justifikimi moral do të kishte ky bashkimpazar i ri përveç gjakimit për pushtet dhe çfarë do të sillte apo bënte ndryshe paskëtaj, një pushtet i tillë për shtetndërtimin e Shqipërisë Europiane e për shqiptarët e mbetur sot peng të një bashkimpazari të vjetër(?)”.
Dhe si ka menduar PS-ja të fitojë zgjedhjet e ardhshme pa bërë një aleancë me LSI-në? Përgjigjen e jep Erion Veliaj, Sekretar për Emigracionin dhe të Rinjtë në PS. Në një intervistë për gazetën Tema, ai ka thënë: “Meta dhe Berisha janë të falimentuar moralisht. S’mund të bëjmë ortakëri me falimentin. Na duhet partneritet me mbi 1 milione emigrantë, me 200 mijë votues të rinj që do të votojnë për herë të parë, me shqiptarë të ndershëm, me ata që s’frikësohen, që s’blihen, që s’poshtërohen. Kam bindjen që keta jane më shumë. Sot kemi një program më të qartë, një organizim më efikas, një opozitë më të zhdërvjellët, dhe një barrë me mësime të nxjerra nga e kaluara, për të mobilizuar e ruajtur votat e atyre që e duan me gjithë zemër ndryshim.
Dhe ç’na tregon e kaluara?
Rezultati zyrtar i zgjedhjeve të fundit parlamentare (të 2009-ës) tregoi se koalicioni i udhëhequr nga Rama mori rreth 120 mijë vota më tepër se sa pothuaj i njëjti koalicion kishte marrë në vitin 2005, kur udhëhiqej nga Nano (vetëm një rritje prej 40 mijë votash mund të shpiegohet me rritjen natyrale të popullsisë). Sidoqoftë, kjo rritje spektakolare e votave nuk i mjaftoi koalicionit të udhëhequr nga Rama të fitonte zgjedhjet - koalicioni i udhëhequr nga Berisha regjistroi një avantazh prej 24 mijë votash ndaj tij. Ndërkohë, LSI-ja mori 74 mijë vota dhe, më pas, iu bashkëngjit koalicionit të Berishës. Thënë me fjalë të huajtura nga fjalori sportiv, mund të thuhet se koalicioni i udhëhequr nga Rama, e fillon ndeshjen me një disavantazh nga ndeshja e shkuar, në nivelin e 100 mijë votave. Që ta tejkalojë këtë disavantazh, atij do t’i duhet të ketë një rritje të ngjashme me atë nga 2005-sa te 2009-ta.
Të shohim nëse emigrantët dhe të rinjtë që përmend Veliaj, si dhe ruajtja më e mirë e votave, do të bëjnë diferencën.
E.Zaloshnja
Comments
Nese zgjedhjet do te ishin

Nese zgjedhjet do te ishin thjesht çeshtje shifrash, atehere sot do te thoshim se nuk duhet te behen, pasi fituesit e tyre dihen, jane ata qe ne menyre plebishitare kane fituar e fitojne ne fshatrat e Shqiperise!

Por zgjedhjet e 2013, do te jene jo zgjedhje FSHATI, por INATI, e qe ky inat te mos kthehet ne marrezi koalicioni turpit nuk duhet te ndyje duart me vjedhje votash, vetem atehere do te shohim nese shqiptareve mizeria, varferia, pabarazia dhe neneshtrimi u jane shnderruar ne "droge" pa te cilen nuk jetojne dot, apo jane popull qe di te marre vete ne dore fatet e tij.

Me shume se me aritmetiken e shifrave, pushteti katert duhet te merret me denoncimin dhe kryqezimin publik te ketij regjimi vrasesish, sepse vetem ne kete menyre atij s,do ti pije uje aritmetika e shifrave te dyshimta elektorale.

Me gjithë respektin që kamë

Me gjithë respektin që kamë për zotin Mejdani por nuk mundë ta kuptojë kur një njeri i shkolluar predikonë që duhet të bëjmë kompromis me hajdutët që të vinë në pushtet të më fali por me këtë mentalitet kur mos ardhshin në poshtet ajo parti duhet të shkrihet përse shikoni kush është kryetari dhe shikoni këtë xhevairë ministrin e jashtëm dhe ajde të besoshë se këta PLERA punojnë për integrimin e Shqipërisë në europ ZOTI NA RUAJTË

Po kujt i hyjne ne pune

Po kujt i hyjne ne pune "doti" dhe antidoti, perse vazhdojme akoma te flasim per "hallin" e Rames ,Metes dhe Berishes.

Problemi yne eshte akoma me i thelle: Ata nuk perfaqsojne interesat tona.perderisa ata te jene te "vetezgjedhur" qe presin te votohen nga ne.

Sot ,armiqte me te medhenje te komunizmit jane ish sekretaret e partive,dhe te mos harrojme qe komunizmi predikonte barazine ,drejtesine,lirine, etjr po kaq bukur sa e predikojne edhe keta te ashtuquajtur "demokrate", por fakti qendron tek zbatimi ne jete i atyre qe predikohen.

Problemi nuk jane koalicionet, por kush i udheheq keto koalicione.Jane idete e reja ato qe do te trasformojne kete vend qe eshte ne hapat e pare te asaj qe quhet demokraci.Te gjithe i kane paguar me gjak stadet e tyre ne zhvillim,vetem ne duam qe te paguajne te tjeret per ne.

Te gjithe e njohin historine e 3+1 mosketiereve ne France.Filmat,ne te gjitha variantet,mbyllen me : "Franca do t'ju jete mirenjohese pergjithmon."

Kur Shqiperia,me ne fund ,do te kete mosketieret e saje?

Ne jemi mesuar qe te perceptojme nje strukture sociale me klasa,ose shprehur ndryshe,piramidale.Por, a eshte me te vertete kjo strukture sociale me e pastera qe ekziston?Megjithese ne demokracite moderne nuk ekziston ndarja me klasa,ekziston megjithate nje hirearki piramidale qe bazohet ne parane.Eshte paraja ne fakt qe ne ,ne shoqerite moderne,percakton hirearkine piramidale.Edhe vete koncepti i pushtetit sot kuptohet si influence mbi njerezit,qe po ta shikosh ne analize te fundit nuk eshte gje tjeter veçse sa para posedon.Pra gjithçka eshte e lidhur me parane,sa para je i zoti te menaxhosh.Po keshtu edhe ne sfera qe s'kane te bejne ,ne pamje te jashtme me parane, si politika dhe feja,pushteti varet nga fakti se sa para posedon.

Keshtu miq te dashur,boll me perralla,ka ardhur koha te mendojme seriozisht.

Boll me me rama,meta,berisha,..............sepse ne kushtet,ashtu siç e shpreh shume bukur M.Nano: "Kur opozita eshte siç..." asgje nuk ndodh.

O Edo, a di gje ku eshte fut

O Edo, a di gje ku eshte fut ai struci Muc Nano?!!!

Kam ca dite qe pres te lexoj ndonje gje nga ai per fshesen e fundit te Rames ne PS, po hic fare. Mbas zgjedhjeve te 2009 u zhduk per nja 4-5 muaj dhe beri sikur nuk kishte ndodh asgje. Tani qe Messiah Rama po sillet si idhulli i tij Berisha, a do vazhdoj te na flase per "modernin", "kozmpolitin" Rama apo do e quaj ashtu sic eshte, diktator?

Edhe per sa kohe do vazhdojme te besojme se problemi ne kete vend eshte individual, pra ndryshimi i Sales me Ramen, dhe te mos kuptojme qe kemi krijuar nje gjysem-demokraci ku pushteti eshte perqendruar ne duart e 2-3 njerezve e pa u shperqendruar ky pushtet prap ne kete derexhe do mbetemi?

Rames as nuk i intereson kur e si do e munde Berishen, thjesht do prese i qete qe nje dite ti vije rradha e atehere ta kete pushtetin komplet personal.

Po Muci ku eshte aman, Muci qe na derdellit per demokracine liberale nga eshte fshehur?

Le t'i japim nje shans edhe

Le t'i japim nje shans edhe Rames, siç ia dhame 2 here viçidolasit per te zezen e vendit. Rama me Berishen jane aq te ndryshem sa jane drita me naten ose Martin Luter Kingu me Hitlerin. Ndryshojne nga kultura, trashegimia gjenetike, edukata sociale dhe familjare etj etj. Por une kam nje verejtje edhe per autorin e e ketij shkrimi. Ai merr si te mireqena shifrat e zgjedhjeve te 2009. Problemi nuk eshte fare nese i fiton apo jo Rama zgjedhjet. Faktet kane treguar se Berisha nga 7 - 8 pale zgjedhje ka fituar me seshmti 1 pale zgjedhje pa i vjedhur ?! Pra problemi nuk shtrohet nese i fiton apo jo zgjedhjet Rama, por çfare do te beje ai kur Berisha t'ia vjedhe dhe manipuloje perseri votat? ! Kjo eshte çeshtja? Se eshte e sigurte se deri sa te vdese, viçidolasi nuk do te mbaje kurre asnje lloj zgjedhjesh te lira dhe te ndershme. Njelloj si Hitleri ai kujton se eshte Mesia e kombit dhe kush eshte kunder tij, eshte kunder Atdheut. Psikoza delirantesh, te njohura dhe pershkruara imtesisht nga shkenca e psikanalizes. A ka menduar dhe a mendon Rama se çfare do te beje kur t'i vjedhin perseri votat me 2013-ten ?! Kjo eshte edhe pyetja kapitale qe duhet t'i drejtohet qe tani udheheqesit te Partise Socialiste. Ta lesh fatin e zgjedhjeve ne dore te Berishes, eshte sikur t'i varesh melçite ne qafe te ujkut. Dhe aman, mos me flisni per rolin e komunitetit nderkombetar...

Jo katarakto! Berisha nuk

Jo katarakto! Berisha nuk eshte etaloni.

Rama kishte nje shans dhe e humbi. Tani po konsumon shansin e dikujt tjeter. Dhe shansi nuk i jepet njeriut, i jepet ideve dhe sistemi qe ai perfaqeson. Per aq kohe sa Rama dhe Berisha besojne ne pushtet absolut, fakti qe Rama vesh corape te kuqe eshte absolutisht, 100%, komplet irrelevante.

p.s As Rama vete nuk e mendon qe i kane vjedh votat ne 2009. 33

Add new comment