Majko ikën në OKB... po Ban Ki Mun, di gjë?

Lajmi që Majko do të shkojë në OKB mori dhenë, doli në të tëra edicionet televizive e u raportua në të tëra agjensitë e portalet e lajmeve. U rikujtua CV e Majkos, prej shumë vitesh në hije, thuajse inekzistent në politikën e kohëve të fundit. Madje, Majko kishte dhënë edhe deklarata për punën e OKB-së, për vlerat e një karriere ndërkombëtare dhe për rëndësinë e një posti të tillë. Një shqiptar në OKB na ngre zemrat peshë, është vlerësim edhe për kombin dhe tregon që shqiptarët i kanë kapacitetet për të marrë pjesë në “lojën e madhe”.
Por, në fund të deklaratës ishte shprehja që e bënte lajmin të mos ishte më lajm. “Shpresoj që kandidatura ime të merret parasysh”. Pra, Majko vetëm ka aplikuar për një vend pune. Thua të vuajmë kaq shumë për lajme sa edhe një aplikim për punë ta shndrrojmë në kryefjalë? Duke u rikthyer te “lajmi”, e tërë zallamahia lindi kur Majko u justifikua në mbledhjen e asamblesë, “më falni që mungova se isha deri në Amerikë...”
Duke i uruar me zemër të fitojë vendin e punës, nuk mund të rrimë pa parë anën pozitive që, nëse nuk e fiton, do të kemi një lajm të ri për të mbushur edicionet.
N.S.
Comments
Je simpatik, Mustafâ.
<p>Je simpatik, Mustafâ. </p>
Ky do iki apo ka dhene
<p>Ky do iki apo ka dhene interviste dhe pret kur ti jepet pergjigjia ??? Ngeli OKB per Majkon nga Shqiperia.......Do pyetur kush e ka rekomanduar, Clinton apo Ollbright.....apo Mariza Lino ......</p>
Add new comment