Vdiq dje Christopher Hitchens, intelektual brilant i kohës së sotme

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 13:25

Dje, pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën bashkëjetoi më shumë se një vit, vdiq në moshën 62 vjeçare Christopher Hitchens, një nga protagonistët më të zhurmshëm të kulturës botërore. Në Shqipëri nuk njihet, nuk i është përkthyer asnjë libër, nuk ka mbërritur asnjë jehonë e bëmave të tij, por prapëseprapë ky homazh postum, i shkruar vetëm një ditë pas vdekjes, nuk është snob e i tepërt. Nuk do duhej të ishte kështu.

Kush ishte Christopher Hitchens? Ishte një intelektual brilant, provokativ, e një mendje e rrallë kritike që kish një qëndrim për pothuaj çdo gjë. Ish i majtë 24 karatësh, që mbështeti luftën e SHBA-ve e të Britanisë së Madhe në Irak, ishte britanik që ish kundër monarkisë, ish plot kompasion për të varfërit, por e qortonte në vijimësi Nënë Terezën, të cilën nuk e quante mike të të varfërve, por mike të varfërisë, dhe për të cilën mendonte se shenjtëronte vuajtjen dhe ngrihej kundër emancipimit të gruas, e njihnin si a-teist, por vetmbahej si anti-teist, i përshkruante fetë e organizuara si burime të urrejtjes e të tiranisë në këtë botë, mendonte se besimi në fe është kapitullimi i mendjes, i arsyes, dmth i së vetmes gjë që na bën të ndryshëm nga kafshët, udhëhiqte fushatat kundër fashizmit islamik, etj, etj.

Mbeti deri në fund intelektualisht i ndershëm. Pasi u diagnostikua me kancer, refuzoi sugjerimet dhe idenë e një “flirti” të sekondës së fundit me Zotin, si një mundësi për ca paqe në botën e përtejme. Mbeti a-teist. Më saktë anti-teist. Urdhëri i Misionareve indiane të Bamirësisë që ka lënë trashëgim Nënë Tereza lëshoi një deklaratë, ku thuhej se do të luteshin për shpirtin e tij, pavarësisht sulmeve të egra që ai ka bërë në adresë të Nënë Terezës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Pelikani (not verified) on

Nuk eshte e vertete qe Hitchens-in nuk e njeh njeri ne Shqiperi! Une bej pjes ne nje club i cili Hitchens-in e njeh shume mire! Nuk eshte nje shkrimtar aq brilant sac shkruhet ne artikull! Kontributin me te madh e dha ne ate qe sot quhet Ateizmi i Ri bashke me Richard Dawkins dhe Sam Harris! Mua personalisht nuk me ka pelqyer kurre. Libri i tij "Zoti nuk eshte i madh" ka shume pasaktesi. Gjithsesi gustot nuk diskutohen! Zoti e ndihmofte atje ku ka shkuar!

Submitted by raimondi (not verified) on

Mbreme  pashe  nje  interviste  te regjistruar  tani se fundi te tij me Anderson Cooper tek CNN  --Edhe aty ai perseriti qe megjithse do vdiste  , nuk kishte ndermend ti lutej zotit -

Ai   ishte nje ateist  me mendim rebel-dhe natyrisht ishte nje intelektual klasi --E trajtonte problemin e fese me  shkencen ne menyren me   produktive  per njerezimin

Thoshte se  feja duhet zevendesuar me shkencen  dhe kishte  tipin qe perplasej me te gjithe   dhe  per  co gje ne debat ...Por  kaloi ne extrem kur  ishte pro goditjes se Irakut

Submitted by fedex (not verified) on

Nuk kam shume kohe qe jam njohur me artikujt dhe sidomos me debatet qe Cristopher Hitchens realizone mbi tema te ndryshme ne kohet e fundit kryesisht mbi fene dhe zotin. Nuk jam ne gjendje te them se cfare niveli shkrimtarit ishte, por si opinionist dhe orator ishte absulutisht nje nga me te miret e 20 viteve te fundit. Me vjen keq qe ne  Shqiperi nuk njihet shume,  gjithesesi nuk do ishte nje figure e pritur mire me kritikat e forta qe ai kishte kunder Nene Terezes, per te cilen ai ka shkruar nje liber dhe ka realizur nje dokumentar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.