Në emër të Gjinushit, Milos dhe Koçit

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 06:53

Trinita-ja e re ka vendosur të bashkohet në një lëvizje të vetme. Sot Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, janë takuar në një tryezë të përbashkët, për strukturimin e forcës më të re politike.

“Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD-sw, PDS-sw e PSV91-shit. Sot në selinë e PSD-sw u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi, – thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së Majtës. Në deklaratë thuhet se. “PDS, PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”.

Duke e konsideruar “Aleancën për të Ardhmen” si të paaftë për të qenë produktive në nismat zgjedhore që kanë për qëllim marrjen e pushtetit, deklarata e përbashkët thekson se “Koalicioni i drejtuar nga PS-ja ka nevojë për aleatë më efektivë në tregun politik”.

Kjo lëvizje duket se ndikohet nga shanset që kanë këto parti duke marre në konsideratë formulën Sainte-Laguë, e cila do të penalizonte, vec e vec partitë e vogla brenda koalicionit. Megjithëse nuk thuhet, ky kombinim do t’u mbyllë derën partive të tjera me me elektorat modest.

A.K.

 

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Kjo mund te perkthehet ne te pakten 3 mandate ne kuvendin e ardheshem.</p><p>Iniciative e mire kur shikon varferine dhe mjerimin, ku ka perfunduar parlamenti yne.&nbsp;</p><p>Ketu mund te na ndriçonte pak zoti Zaloshnja!&nbsp;</p><p>Duke pasur parasysh, se asnje parti e vetme nuk mund te marre nje shumice absolute per te veteqeverisur, &nbsp;duke pare gjithashtu se keto parti jane te majta, do te kerkojne elektorat te majte e duke e ditur mire se Ps do kerkoje me çdo kusht te ruaje status-quone e saj, realisht i sheh ne parlamentin e ardhshem keto parti?.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.