Kur media gënjen ditën me diell

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 10:42

Në lajmin e datës 14 dhjetor 2011, në disa media elektronike dhe print u tha: ”Rajoni i Lombardisë në Itali i ka akorduar për këtë vit “Çmimin e Paqes 2011”, presidentes së fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonjës Liri Berisha” si dhe se “Çmimi iu dorëzua zv.Ministrit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, dhe konsulles sonë në Milano, Nausika Spahia, në një ceremoni tradicionale të përvitshme, nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni”.
Në të vërtetë, çmimi për paqen 2011, iu dha Cesare Casnedi-t, nga komuniteti i të verbërve, si çues përpara i shpresës për të verbërit në Afrikë, spitalit të paqes Mtendre në Zambia nën administrimin e Dioqezës së Milanos, dhe mjekut palestinez Abduelaish Izzeldin, si mediator i rëndësishëm i dialogut ndërmjet palestinezëve dhe izrealitëve. Çmim special iu dha orkestrës Pequeñas Huellas, shoqatë kjo jo fitimprurëse, me qendër në Havana (Kubë), qëllimi i së cilës është bashkimi i të rinjve të moshës 8-17, nga çdo kontinent, nëpërmjet muzikës. Shoqata ka dhënë shfaqje në shumë vende të botës duke përçuar në këtë kuptim, mesazhin e paqes, vëllazërisë dhe duke i dhënë zë të drejtës për një fëmijëri të shëndetshme.

Kurse zonjës Berisha, iu shpreh mirënjohje për punën e kryer si pediatre, e impenjuar në mënyrë të vazhdueshme në fushën sociale, shkencore dhe atë të shkencave humane.( http://www.ilgiorno.it/lecco/cronaca/2011/12/13/636833-premi_pace_giornata_festa_milano.shtml)

A.K

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Pse mo genjeshter eshte kjo, kjo eshte shtremberim i se vertetes!! te ishte genjeshter kjo ato qe thote Sala mengjes dreke e darke nuk do dinim si ti cilesonim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>

Submitted by genti (not verified) on

<p>zoti nano nje pyetje qe nuk ka te bej me artikullin.keta te ama-news jane agjensi serioze apo jane vetem kunder berishes e shkruajne cdo gje?sepse kam lexuar disa artikuj qe jane shume konspirativ dhe nuk te duken te vertet.prandaj dhe ju pyes nisur nga besimi dhe respekti per punen tuaj.e di se nuk do te pergjigjeni gjithsesi un provova</p>

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Ata te Ama-News jane pak ekstremiste por ato qe thone jane te verteta!!! Te pakten po te shohesh artikujt e sotem te gjithe jane verifikuar pak a shume ne distance ndnj ore nga media te jtera!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.