“Makthi” i Metës shtyhet dhe 20 ditë

Të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të veçantë mbi fundin e gjyqit që ka për të pandehur ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, do duhet të presin datën 6 janar. Gjykata e Lartë ka vendosur sot që vendimin përfundimtar ta japë pas festave të fundvitit, dhe me këtë ka zgjatur makthin e Metës edhe një vit (në fakt, fiks edhe 20 ditë).
Ka makth Meta? Në pamje të parë duket sikur i kopsitur gjërat, dhe sikur gjykatën e ka në dorë, por makthi nuk ka të bëjë vetëm me vendimin; ka të bëjë me këtë sagë (për të) që, përpara se të jetë penale, është mediatike, dhe si e tillë e ka paralizuar, ose e ka shoqëruar si gjyle e lidhur te këmbët, në veprimtarinë politike. Ai ka kohë që po luan me profil të ulët, dhe vendin e ka pasur nëpër margjinat e medias.
Por dhe një lloj makthi të natyrës juridike ka arsye ta ketë. Gjykata e Lartë ka vendosur të pranojë si prova laptopin e Priftit, orën kamera me të cilën janë bërë dhe regjistrimet, si dhe USB-në. Avokatët e Metës nuk kanë dalë shumë të kënaqur nga salla e gjyqit, e ndoshta janë duke menduar se kësaj gjykate nuk është për t’i zënë besë në rrethanat e një presioni mediatik e ndërkombëtar.
Re.Pu.
Comments
Mos te te haje meraku fare se
<p>Mos te te haje meraku fare se asnje gje nuk ka per te ndodhur. As ka per ta denuar njeri dhe ka per te qeneme aktiv ne politike mos e vri mendjen. Jo per gje por se pari nuk e lejon Berisha se i bien atij ne rradhe te pare kredencialet si person qe nuk mbron bashkepunetoret. E ai kete gje nuk mund ta lejoje. Kjo eshte karta e vetme qe ai a ne dore dhe qe luan. Ne 2005 erdhi si personi i pakorruptushem, nuk e di si e kishte ngrit ate profil atehere se kur i shef faktet tani cfare ka ndodhur nga 92 deri ne 97 nuk mund ta thuash dot kete gje, dhe tani ka karten e mosndeshkimit te bashkepunetoreve. Po e dogji dhe kete e lane ne balte. d\eri tani e ka bere. Nuk besoj se eshte kjo rradha.</p>
Pse duhet te jete Makthi i
<p>Pse duhet te jete Makthi i Metes? Meta e ka te pjekur, as qe eve ujin ne zjarr!!! Makth i vertete kto gjykatat jane bere per idealistet qe mendojne se nje dite dote vihet ne vend drejtesia ne Shqiperi, per gjithe keto krime qe kryhen!!!!!!!!!!</p>
Kjo eshte tamam per te vene
<p> Kjo eshte tamam per te vene duart ne koke......Duan te ngallin te vdekurin me vendim gjyqesor. Ja pra "drejtesia" shqiptare e korruptuar gjer ne palce ska se si te mos mbroje edhe mamuthet e korrupsionit. Meta nje figure e vdekur politikisht po mundohet te shpetohet per te mbajtur ne kembe mazhorancen e cale qe pa kete paterice (d.m.th. Meten) do te shembej perdhe.</p>
Add new comment