Shirak si Fatos Nano, futet në burg që ta ketë në CV?

Një gjykatë franceze ka vendosur të dënojë ish- presidentin e Francës, Zhak Shirak për devijim të fondeve publike dhe për abuzim me besimin publik. BBC-ja raporton se zoti Shirak, 79 vjeç, nuk ishte në gjykatë të dëgjonte vendimin për shkak se është i sëmurë.
Shirak ka qenë president nga viti 1995-2007, por ai doli në gjyq për akuza që datojnë në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Parisit. Ai është akuzuar se ka paguar anëtarët e partisë së tij për punë në bashki, të cilat nuk ekzistonin.
Zoti Shirak, kryebashkiak i Parisit nga vitin 1977 deri në vitin 1995, është i pari ish- president që dënohet që prej Marshallit Filip Pëte, lider i regjimit të Vishisë gjatë periudhës së luftës. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim me nazistët. Prej kohësh, Shirak po kalonte ditë të mërzitshme pensioni. Mos vallë shembulli i Fatos Nanos e ka ndihmuar në strategjinë e re për t’ju kthyer me dinjitet jetës aktive; mundësisht pas burgut me një kërkesë për President konsensual të Francës?
A.K.
Comments
Muco, kete e ke bere fiks me
<p>Muco, kete e ke bere fiks me humor français.</p>
Mos e ekzagjeroni tani,
<p>Mos e ekzagjeroni tani, Shiraku eshte 80 vjec, Nanua kur u fut ne burg ishte rreth 40 vjec!!!! Kjo lidhja me Nanon eshte pa vend!</p>
Kjo është evropa ku duam të
<p>Kjo është evropa ku duam të vemi ai që shkelë ligjin i iqet lirija dhe sa për shëmbullin i pa goditur</p>
Per boten perendimore ku
<p> Per boten perendimore ku sundon ligji dhe shteti ligjor, nuk ka ikona te paprekshme, as idhuj, as li-derra -"pasuri kombetare", te pa ndeshkueshem, kur u faktohet korrupsioni, krimi apo veprimet antikushtetuese. Ketu pas cdo zullumi eshte gjetur formula e " pajtimit kombetar", te inkriminuarve u eshte hedhur kamerdaria e amnistise, ndeshkimi ligjor eshte tretur neper procedura ligjore dhe mbi kufoma eshte hedhur nje mantel fjalesh. Sokrati ka marre fytyren e derrit dhe derri trishtohet si nje Sokrat i vuejtur. </p>
Add new comment