Kryeministri, “paralizë e pjesshme”apo “më i ri se kurrë”?

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 02:16

Sipas agjensisë AMA News, e cila i referohet burimeve shumë të sigurta por që nuk preferojnë të bëhen publike, Kryeministri Sali Berisha ka pësuar një paralizë të pjesshme të trupit që i erdhi nga tensioni i lartë i gjakut, problemet kardiake nga të cilat vuan deri në kufijtë e një tromboze që për fat të mirë nuk i shkaktoi çrregullime serioze për jetën. Kjo bie në kundërshtim të katërciptë me deklaratat e vetë Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë.

Po t'i referohesh lajmit të agjensisë, e tërë kjo vjen si pasojë e një axhende tepër të rënduar të Kryeministrit, mbingarkese fizike e emocionale që shëndeti nuk ia lejon më. Sipas agjensisë “paraliza është e lehtë, e pjesshme, në gjymtyrë, po që për momentin nuk paraqet shqetësime serioze. (...) mjekët i kanë këshilluar kryeministrit një pushim tejet absolut dhe tërheqje nga aktivitetet politike dhe institucionale.“ Kryeministri thuhet të ketë kryer konsulta mjekësore dhe në Francë, ku përsëri mjekët i kanë këshilluar të njëjtën gjë.

Kryeministri e ka të vështirë të pushojë sepse kohë të vështira shfaqen përpara, me një PD të ndarë në shumë klane, me një President që rrezikon të ngrejë një parti të vetën e të kërkojë “gjysmën e shtëpisë”, me një aleancë Kuq-e-Zi që sa vjen e fuqizohet pas qoshes e me një LSI që po bën luftë bërrylash për të zënë sa më shumë vend në tavolinë. Prandaj, nuk është më e lehtë t'i vësh në gjumë me përrallën e “natës së mirë”. Aq më tepër, kur atë që tregon përrallën befas e kap një “këputje”.

k.c.

Comments

Submitted by genta (not verified) on

o k.c keni bere 12-13 gabime drejtshkrimore te perseritura ose jo ne vetem pese fjali. besoj se Mustafai i Nanove nuk duhet ta kaloje lehte kete gje, qe behet ne nje faqe te tille intelektuale interneti.

Submitted by Endri (not verified) on

Ua Genta, shqipe me te paster dhe te rregullt qe lexoj tek kjo faqe nuk ka ku te shkoje. Ti qe per vete e niske fjaline me te vogel jep mend per drejtshkrim?!

Submitted by une (not verified) on

ne favorin e shqiptareve eshte koha. E vjetra nuk jeton dot ne perjete. I uroj nje paraliize te plote dhe i ngryste se paku 20 vjet ne krevat.  Keshtu mbase do kete kohe te pendohet per gjithe poshterisite qe ka bere.

Bebelinat tja ndrojne mirnistrat e kabinetit.

Submitted by Astrit (not verified) on

Paralizat, te pjeseshme apo te plota nuk vijne si resultat i tensionit te larte te gjakut por (me se shpeshti) per shkak te crregullimeve te qarkullimit te gjakut ne tru. Ne shumicen e kohes keto vijne nga ato qe ne anglisht i thone "stroke" qe ne shqip perkthehet si ischemi apo hemorrhagji cerebrale (te dyja keto mund te kene shkaqe me te hereshme hipertensionin). Po ashtu fjalia 'probleme kardiake deri ne kufirin e nje tromboze' nuk kane asnje kuptim pasi tromboza normalisht nuk te ben te mendosh per stadin e eperm te semundjeve kardiake.
Pergjithesisht duket sikur keto fjale konfuze, nese sadopak te besueshme, jane jehone e nje semundjeje cerebrale qofte ischemike (qe shkaktohet kresisht nga trombozat cerebrale, shpesh me origjine atriale ne zemer), ose hemorrhagji cerebrale e shkaktuar nga nje hipertension i gjakut. Keto semundje jane si puna  e crregullimeve nga te cilat viuajti ish-traineri i Kombetares Shqiptare (Kuzhe) shume muaj me pare. Nganjehere jane serioze, por jo detyrimisht.
Pavaresisht se personalisht e quaj z. Berisha dhe regjimin e tij fatkeqesi kombetare, i uroj qe te rikuperoje shendet te plote, duke shpresuar se populli shqiptar do te arrije nje nivel maturimi kulturor dhe demokratik qe t'ia denoje me vote idete e tij ne menyre qe keto fatkeqesi te mos perseriten me vone nga protagoniste te rinj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Genta na beri ta lexojme 2 here artikullin, por asnje gabim nuk verehet, qofte drejtshkrimor, ortografik apo logjik :) Duhet qe patjeter te gjendet dicka per t'u marre, per ta hequr vemendjen nga thelbi i artikullit?

Submitted by putitdown (not verified) on

... po kete "voten" ku do ta gjesh qe te denosh idete e Saliut? -Ne halene e Saliut, qe vetem vjedhe vota prej 15 vjetesh ne kete vend!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.