Targuar: Corpus i Trafikut të Drogës (CtD)

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në diplomacinë shqiptare. Në shtator të këtij viti, një media e Çekisë raportonte se makinat e ambasadës shqiptare përdoreshin për trafik droge. Tabloidi çek shkruan se një person i arrestuar për trafik droge, i quajtur Agim Saraçi, një kosovar, ka përdorur makinën e ambasadës shqiptare që nga viti 2004 deri në vitin 2010. Në gazetë përmendet emri i konsulles Katerina Xhelo, e cila ka lejuar përdorimin e makinës që nuk kontrollohet për shkak të Konventës së Vienës.
Emisioni Fiks Fare e ka gjurmuar më shumë këtë çështje dhe ka dërguar një gazetare në Çeki. Ajo ka intervistuar Jakub Fridrich, drejtori i qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki. Ai pohon faktet e publikuara në gazetë. “Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për trafik droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike,” tha Fridrish.
“Personi që nuk ka imunitet diplomatik nuk mund të përdorë makinën e ambasadës. Një lidhje mes ambasadës dhe këtij personi është, por për karakterin konkret të lidhjes nuk mund të shprehem,” tha Fridrish.
“Në fazën e parë na thanë se personi kishte leje të përdorte makinën për arsye teknike, për kontrolle teknike. Personi në fjalë na u tha që ishte këshilltar i jashtëm i ambasadës shqiptare,” tha Fridrish duke shtuar se, sido që të jetë, ai nuk kishte imunitet diplomatik.
A.K.
Comments
Po pse cfare presim ne, nga
<p>Po pse cfare presim ne, nga keto monstra qe vetem diplomaci nuk bejne dhe nuk dine kush jane interesat e vendit qe perfaqesojne...kjo eshte e pashmangshme kur ambasadat mbushen me budallenj militante qe vrasin miza gjithe diten neper zyra dhe bejne trafik droge . Kjo eshte nje gje shume e mire per reputacionin e degjeneruar dghe te ndyre qe ka ky vend dhe kjo qeveri... ne kemi nje qeveri mafioze qe po i punon vendit dhe popullit te 99-tat.</p>
Add new comment