Berisha shkel ligjin me 8 miliardë lekë

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 04:40

Berisha ka firmosur ditët e fundit një akt normativ që cakton vlerën prej 84.7 miliardë lekësh si kufi të sipërm për shtesën gjatë këtij viti të borxhit publik. Por sipas Ministrisë së Financave borxhi i akumuluar në fillim të vitit ishte 715.3 miliardë lekë. Pra, i bie që në fund të vitit, borxhi i akumuluar të arrijë vlerën 800 miliardë lekë. Mirëpo sipas ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor (Neni 58 i Ligjit Nr.9936, datë 26.6.2008), borxhi i akumuluar publik nuk duhet të kalojë vlerën 792 miliardë lekë. Kjo, sepse ky ligj përcakton se borxhi nuk duhet të jetë më i madh se 60% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Dhe sipas vlerësimit zyrtar të Ministrisë së Financave, PBB-ja e vitit 2011 do të jetë në nivelin 1,320 miliardë lekë.

Pra, thënë shkurt, Berisha ka firmosur një akt normativ që e tejkalon me 8 miliardë lekë (rreth 80 milionë dollarë) kufirin e përcaktuar nga ligji i aprovuar nga vetë mazhoranca e tij.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by johnny (not verified) on

<p>Uau, une dija qe shkelja e kushtetetus ne Shqiperi matej me &quot;m&quot; (meter) e jo me miliarda leke, e re kjo, ju pergezoj per titullin e goditur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.