Berisha apo Kashei i pavdekshëm

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 05:47

Kryeministri e ka hapur mbledhjen sotme të qeverisë me një sqarim në lidhje me ngjarjen e datës 12 dhjetor, kur gjatë ceremonisë së 21-vjetorit të themelimit të PD-së ai pati një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, çka e detyroi të ndërpriste fjalën e tij dhe të dërgohej në spital nga truprojat.

Sipas Berishës, gjithçka ka qenë në kuadrin e një viroze, e cila mund të krijojë episode të tilla në organizmat që reagojnë fuqishëm.

“Cili është shpjegimi? Hiperenergjia! Në tërësi këto viroza japin temperatura të larta etj. Por në një organizëm që reagon fuqishëm, krijohen episode të tilla të cilat kanë ardhur në ridimensionim dhe zvogëlim. Pra ndihem shumë mirë”, ka theksuar Berisha, duke u ndalur më tej në falenderimet ndaj mjekëve që e kanë trajtuar, por pa përmendur më emer spitalin ku është kuruar.

Duke mbajtur lart “moralin e militantëve”, Berisha gjeti rastin të bënte publik sekretin e tij. “Nga një chek up që u bë rezultoi se në sistemin e të gjitha enëve të qarkullimit të gjakut të Sali Berishës nuk gjendet qoftë edhe një pllakë e vetme arteroslerotike. Kjo do të thotë sistem që nuk ka moshë”.

Lajm i keq për Emin Gjanën që shpresonte që t’i zinte vendin në një kohë më të shkurtër.

Andi Kananaj

Comments

Submitted by Vali (not verified) on

Lum si ne qe e kemi "Udheheqesin e Madhnishem" e Pavdekshem, te gjitha organet i ka si nje femije, kjo tregon edhe trurin e ka si nje femije............. i keq e i prape.

Submitted by ben (not verified) on

Jo per gje , por per te qene sa me objektiv, desha te shtoj, se lajmi eshte akoma edhe me i keq per Edi Ramen.

Submitted by timo (not verified) on

Deklarata e Saliut tregon se ai nuk i ka punët mirë me shëndetin.

Submitted by Anonim (not verified) on

E perse e besojme per gjendjen e ekonomise shqiptare dhe per shendetin e tij te mos e besojme?! Qofte si ekonomia, dhente Perendia!

Submitted by pilo (not verified) on

pllakat  arteroslerotike nuk i ke ne vena por i ke ne tru o trap..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.