Berisha pëson kolaps në publik; mediat heshtin për minuta të tëra

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 12:39

Berisha ka pasur probleme shëndetësore gjatë fjalimit që mbajti me rastin e 21 vjetorit të themelimit të PD-së. Madje, ia ka lënë fjalën përgjysmë, dhe është larguar nga foltorja nga truprojat e veta. Në mënyrën më të çuditshme, mediat nuk kanë ‘guxuar’ ta japin këtë lajm. Në versionet online të tyre gjendej deri dhe fjalimi i tij i papërfunduar, por jo lajmi që ai këtë fjalim e la në mes për shkak të një malaise-i. Për minuta të tëra ish vetëm Tema që e përditësonte lajmin online. Pastaj ndërhynë njëra pas tjetrës Vizion Plus, Top-channel e Ora News. Në këtë orë që po shkruajmë lajmin (19.38), të tjerat ende s’e kanë dhënë online. Ja ç’thoshin Tema e Top-channel në momentet e para të tyre:

Tema: Kryeministrit Sali Berisha i ka rënë të fikët, ndërsa ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Berisha ka qenë duke folur, kur ka humbur ekuilibrin. Menjëherë shoqëruesit e tij e kanë larguar nga foltorja. Ceremonia e festimeve është ndërprerë menjëherë. Më pas në Pallatin e Kongreseve është parë një ambulancë që e ka shoqëruar kryeministrin për në Spitalin amerikan.”

Top-channel: “Kryeministri Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi ka shfaqur dobësi fizike. Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni.”

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Plaku Balo (not verified) on

<p>***************</p><p>&nbsp;</p><p>Redaksia shenim: Komenti u editua per arsye etike.</p>

Submitted by Plaku Balo (not verified) on

<p>Me falni per reagimin, por ka fatkeqesisht shume njerez ne kete bote qe kane vuajtur shume prej tij dhe familjes se tij.</p>

Submitted by Koz (not verified) on

Duket se ka pasur Ministroke ne mos stroke cerebrale. Ne sensin human te vjen padyshim keq, por per cka i ka bere vendit tim uroj qe sa me pare te largohet ky individ nga jeta politike shqiptare. Me shume turp madje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.