Klani shpif, AAK çuditet

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 09:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po gjen më mënyrë sesi të shpjegohet me stafin e Tv Klan-it; ndaj e gjendur përpara kësaj situate ka “kërcënuar” se do të ngrejë një padi për shpifje ndaj këtij organizmi mediatik.

AAK me anë të Sekretarit të  Përgjithshëm, Burim Ramadani, bëri të qartë një ditë më parë se nuk ka ekzistuar një letër e nisur nga Edi Rama ku të kërkohej një takim zyrtar me z .Ramush Haradinaj, sqarim ky të cilit i është referuar dhe Respublica në informimin e dt. 11 dhjetor me titull “Kur lajmi stiset nga fillimi deri në fund”.

Për këtë shkak nuk ka patur arsye të logjikshme se përse PS-ja, të kërkonte ndjesë publike. Z Ramadani ka shpjeguar me tej se në asnjë rast AAK-ja, nuk ka deklaruar se pritja e Z. Rama në selinë e AAK-së ka qënë një gabim, sikundër pretendoi tv Klan në edicionin e mbrëmjes së djeshme.

Ajo që është emetuar nga ju si lajm, është plotësisht e pavërtetë dhe e bazuar në interesa të ngushta të politikës së brendshme në Shqipëri. Unë asnjëherë dhe në asnjë moment nuk kam  thënë se  ka qenë gabim pritja e z. Rama në takim me AAK-në” dhe as se “Partia Socialiste na kërkoi falje”. Për më tepër, unë i kam kërkuar falje Partisë Socialiste për përfshirjen e panevojë dhe të pakëndshme të AAK-së në spektaklet abuzuese mediale në Shqipëri. E kundërta është e vërteta”- tha përgjatë prononcimit të tij Z Ramadani.

A.K.

Comments

Submitted by reforma (not verified) on

Klani ka bere autogol, por ne qofte se penalltine e ka gjuatur Sandri, te gjithe punonjesit e Klanit mund te flene te qete, madje mund te qeshin prapa kraheve te "shefit" me pafetyresine dhe budallallekun e tij!

Ne te tjeret jemi teresisht te zhgenjyer: "demokracia" berishiane vazhdon te jete platforme promovimi per maskarenjte dhe budallenjte! Ne Itali thoshin: "Mamaja e budallenjve eshte gjithmone me barre! Pra do te shohim ne skene te tjere Sandra dhe Blendushe!

Submitted by Atentatori (not verified) on

Prapë nuk është shumë e qartë kjo histori!

Aak-ja mohon faktin qe kanë marre e-mail apo qe ishte gabim pritja e Ramës?!?!?

Submitted by Asnjanes (not verified) on

Nese Klani shpif dhe te tjeret e kane stisur , pse Rama nuk ka reaguar per kete  qofte edhe ne Twitter ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.