Fatos Nano rishfaqet ‘presidential’

Postuar në 12 Dhjetor, 2011 04:23

Një intervistë me Fatos Nanon, e paralajmëruar me bujë nga Top-channel-i, ndonëse bartte një alamet lajmi, nuk i ka përmbushur pritmëritë. Është marrë në Londër, dhe kuptohet se me këtë gjest Nano ka dashur të japë idenë e një protagonizmi të tij në planin ndërkombëtar. Jo më kot vetë ai, sikur të mos mjaftonte Top-channel-i, ka nënvizuar faktin, që ish i ftuar në të famshmen e prestigjiozen London School of Economics për të folur për vendin e tij.

Nga frazat xhelatinoze të Nanos u mor vesh një gjë, sidoqoftë. Ai vijon ta ketë në planet e veta ‘pushtimin’ e Presidencës (duhet t’i jetë shndërruar në një monomani, tanimë). Dhe për t’na e bërë me dije këtë ambicje, që i merr një këndellje të fortë njëherë në çdo pesë vjet, ai tha se “unë dhe oferta [presidenciale] jemi aty, me angazhimin dobiprurës për më shumë iniciativa dhe hapësirë bipartizane apo jo partizane në politikën shqiptare dhe në komunikimin e saj me familjen europiane ....”.

Është e qartë se po u ofrohet palëve si një kandidaturë që i vë në karar të dy palët (Topalli duhet të ketë mbetur pa gjumë mbrëmë, pasi ka marrë vesh se Nano u bë i gjallë si aspirant për postin e kreut të shtetit). Për këtë arsye, edhe gjuha e intervistës nuk ishte vetëm xhelatinoze; ishte dhe presidenciale, mbi të gjitha presidenciale, dmth e mbushur me sinjale pajtimi/mirëkuptimi për Ramën/Berishën.

E.G.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Prapë filluan telenovelat  është një kapitull i mbyllur aq sa kishte mundësi e bëri keq apo mirë atë do ta vendosi historia  ka plotë intelektual të zotë shqipëria që mundë ta bëjnë shumë mirë rolin e Pesidentit

Submitted by tani97 (not verified) on

O Muci, a ia pe syte si i kishte? Po goja qe i shkonte shtrember? Pikerisht si ata ordineret apo cubat qe ti kritikon neper lokale si Restorant Napoli apo gjetke. Tipi ordiner shqiptar i pasur,pijanec dhe pordhac, por bosh bosh bosh bosh nga brenda. Dhe e tmershmja eshte qe ka gjasa qe te behet president. Dhe sic thoshte nje komentues tek Tema, o zot na ruaj nga treshja Sali-Ilir-Fatos!

Submitted by koz (not verified) on

Se pari London school of economics (LSE) ka qene neper gazete keto javet e fundit per nje skandal lidhur me Doktoraturen qe i kane dhene djalit te Ghedafit, dhe uroj fort qe te mos jete perseri "in trouble" me ftesen qe i paskan cuar Nano ("padrinos" sipas Berishes).

Se dyti nuk mund ta kuptoje sesi ka mundesi qe nje media "normale " si top-channel i jep perseri hapesire kesaj kufome politike, per te sencializuar publikun dhe per te na dhene "gjoja" nje scoop qe pervecse tejet imoral eshte edhe tejet qesharak.

Eshte mungese profesionalizmi per cdo gazetar qe lejon apo pranon te manipulohet nga nje kodosh politik i peshtire si nano ne menyre krejt mediokre dhe infantile.

Vetem ne Shqiperi ndodh qe personave  si Nano e Berisha ju jepet mundesia perseri e perseri "ad nauseam" qe te tallin menderen dhe pasurohen ne kurriz te gjithe shqiptareve brenda e jashte kufirit. Cfare duhet tu beje akoma me shume shqiptareve (ndoshta nominalisht) ky idiot oportunist qe te thone me ne fund "THAT's ENOUGH". Ndoshta duhet qe tju dhunoje familjaret ne menyre te perseritur!!!!

Per te vrare familjaret duket qe ja kemi lene Berishes ta beje kete dhe mesa duket gjysma e popullit tone e pranojne kete krim me enthusiasm, duke besuar vertet se berisha vret vec Socialist e opozitare... Sa shume gabohen te mjeret...

Submitted by aliu (not verified) on

Prap me kete Alabak te politikes shqiptare.Ky eshte simboli i alabakllekut .maskarallekut e hajdutllekut shqiptar .prape me keta .

Submitted by rudi (not verified) on

sa per te sqaruar. Nanon nuk e ka ftuar London School of Economics, por albanian society e studenteve. Keshtu qe lajmi nuk eshte i sakte.; Cdo grup studentesh te LSE nga vende te ndryshme, ftojne figura te ndryshme te vendeve te tyre, dhe audienca eshte mbi 99 perqind shqiptare, ne kete rast. Eshte ndryshe kur te fton vete universiteti, sic ishte rasti i presidentit te Kosoves fatmir Sejdiu, para disa vitesh, ku ishte ne salle leksionesh tip teater, dhe ishte teper e permbushur. Ne te kundert, ato te figurave te shkuara dhe jo te rendesishme si Nano, mund te kene maksimumi rreth 30-40 vete studente e emigrante shqiptare, qe interesohen te pyesin per vendin e tyre, dhe nuk do te behete ne salle leksioni, por thjesht nje kalse normale seminari. Sa per te sqaruar, sepse kishte paqartesira lajmi dhe pompozitet me shume sec duhet

Submitted by davidi (not verified) on

te shohim, se kesaj rradhe i eshte "ngrehur" edhe Jozit per njat karrike

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.