Vizitë e Ramës në komunën Xarrë – Është bujqësia, o idiot!

Postuar në 11 Dhjetor, 2011 15:21

Sot Edi Rama kishte shkruar në Twitter: “Në Sarandë për librin dhe politikën. Paraditja në Xarrë, ku sapo ka mbaruar vjelja e mandarinave. 8 mijë ton për Shqipërinë e Kosovën!” Pra, ai është rikthyer në komunën Xarrë, të cilën e ka përshkruar hollësisht në librin “Kurban” dhe që e përshkroi po aq hollësisht në Kongresin e PS-së, kur prezantoi programin e saj.

Në fakt, në programin e PS-së, një vend të veçantë zinte reforma në bujqësi. “Të ardhurat e familjeve që jetojnë në fshat janë sa gjysma e atyre që jetojnë në qytet. Ne do e ndryshojmë këtë. Ka ardhur koha të adresohen me forcë problemet e fshatit shqiptar. Sot ne eksportojmë 9 herë më pak produkte bujqësore në krahasim me importin. Është zhbalancim unikal në botë”, thuhet në programin socialist. Në të propozohet një politikë e re fiskale që synon uljen e taksimit për mekanikën dhe lëndët e para bujqësore, për të ulur kështu kostot e prodhimit. Krijimi i një rrjeti kombëtar tregëtimi për produktet bujqësore dhe shumëfishimi i financimit publik ndaj fshatit janë pikat e tjera ku fokusohet programi i PS-së.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009-ës, koalicioni i udhëhequr nga Berisha regjistroi plot 44 mijë vota avantazh në zonat rurale, ndërkohë që koalicioni i Ramës regjistroi një avantazh prej 22 mijë votash në zonat urbane. Fokusi i veçantë i Ramës ndaj bujqësisë ndoshta lidhet me këtë fakt. Siç i tha dikur James Carville-i Bill Clinton-it “Është ekonomia, o idiot!”, dikush do t’i ketë thënë Ramës “Është bujqësia, o idiot!”

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by anila (not verified) on

Krahasimi eshte i lezeçem. Por nuk besoj se Rama humbi ne fshat sepse nuk kishte ne fokus bujqesine ndersa Berisha po. Dihet sh mire perse PD fiton ne zonat rurale.

Submitted by raimondi (not verified) on

hhahahahaahahahaha -- Ja fusni kot fare

PD-ja nuk fiton ne zonat rurale. --PD-ja i vjedh votat ne zonat rurale  -Fshataret jane ne pergjithesi me  PS-ne ,por qe kur ne PS erdhi Nano  ,fshati u largua njecike nga PS,se Nano hiqej si qytetar pordhac   dhe ishte  edhe shume i korrupotuar

--Por qe ne pergjithesi fshati  eshte i majte , por PS- nuk i ruan votat ne fshat ,keshtu qe Sala  del  i   fituar ne fshat duke i vjedhur  votat atje  dhe fiton zgjedhjet ,se fshati  eshte akoma shumica e popullsise

Megjithate ,prape ky tirulli : Eshte ekonomia , o idiot --Nuk  eshte per Shqiperine,sepse shqiptaret ne shumice e kane zgjehur ate pune me emigracionin ,dhe duke qene se njerezit jane te polarizuar ne extrrem ne Shqiperi, theksi tek ekonomia nuk i permbys balancat aq shume sa te fitoje PS-ja ,dmth qe nje pjese e mire e elektoratit te P-se te votoje per PS-ne

-Demokratet  vertet jane te zhgenjyer me Salen , por jodhe aq per shkak te ekonomise ,se shqiptaret e kane zgjidhur vete ate problem  duke dale ne emigrim

-Por mendoj se elektorati i PD-se qe eshte ne total  nje elektorat patriot jane te zhgenjyer me Salen, sepse Sala po drejton me spiunet e grekut ne qeveri ----  Naj nese PS-ja kerkon  te fitoje ate pjese te elektoratit te PD-se qe eshte zhgenjyer me  Salen ,duhet ti drejtohet Patriotizmit ---

Nqs PS perdor  karten e patriotizmit , Sala ngelet pakice --Mirpo  PS  nuk e ka dhe aq me qejf ate  pune ,ndaj .... Saliu me pak vjedhje votash do fitoje perseri ne zgjedhjet e ardheshme ,nqs Meta do jete ne koalicion me Salen, natyrisht ----

---Sepse edhe Meta  eshte nje faktor percaktues per zgjedhjet e ardheshme ,por PS-ja ka budallenj ne kryesi ndaj dhe nuk e shfrytezon kete faktor

Submitted by Leonardo (not verified) on

Është normale që Saliu në fshatra fiton sepse fukarallëk do të thotë maskaradhëk e kur u shitë Tirana për 5kg mjell dhe vaj çfar të presim për zonën rurale

Submitted by M (not verified) on

"Bujqesia eshte o Idiot"

Por eshte idiotizem te mos dish te penetrosh me ane te programit ne mendjet e fshatareve. Si mund te shkojne tek fshataret "petroninsat" e "ismailqemalsat" e "partizansat", e...e...nuk e keni vene re sa retorike antifshatareske dhe anti Shkollim agrar ka ne PS? Sa naive te besosh se me nje program te mire per fshatin (vetem i shkruar) e nje vizite ne Xare mund ti beje fshataret te votojne per PS. Po e  njihni ju Z Zaloshnja mentalitetin rural? E kini parasysh romanin "Ringjallja" e te Madhit Tolstoi? Nekludovi i frymezuar nga Spenseri shkoi tu falte token  fshatareve te çifligut te tij (shume utopike ne fakt) dhe çfare stermundimi ne komunikimin me ta, dhe pse ? sepse ai nuk ishte vete fshatar. Ju duhet ta dini Zaloshnja edhe per shkak te formimit tuaj akademik me drejtim agrar se ne universitetet me me reputacion ne bote ka nje lende posaçerisht, qe te meson si komunikohet me fshatarin. Por pak rendesi i jepet komunikimit ne Shqiperi, qe ne fakt eshte çelesi i çdo suksesi. Nje program nuk fiton kurre se eshte shkruar mire, por kur ai shpjegohet mire. Por ne fakt nuk mjafton ta mesosh programin e ta perseritesh perpara fshatareve, eshte e domosdoshme ta kesh ne zemer e ne mendje e kjo nuk behet me aktore ajo behet me nje ekip qe ta kete thjesht mision kete pune. Po do thoni a ka misionare ne kete vend? Ky eshte problemi. Asnje shqiptar sot nuk jep gje pa e hedhur fare neper mend se çfare do marre, sepse edhe po te kete ndonje te tille (s'eshte çudi) miqte e te njohurit i kujtojne: "kujdes se po te perdorin"(?)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.