Topi, dorëheqje në rast zgjedhjesh të parakohshme!

Postuar në 11 Dhjetor, 2011 10:27

Në një intervistë të dhënë sot për gazetën Shqip, Spatak Ngjela shprehet se është krijuar klima për zgjedhje të parakohshme. Kinder-surpriza e zgjedhjeve mund të vijë nga Kryeministri, i cili i trembur përballë fluksit që do të krijonte një parti e re e djathtë e presidentit Topi, mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme për të mos i lënë kohë presidentit të organizohet e të strukturojë lëvizjen.

Sipas avokatit, meqë 40 ditë kohë – aq  sa ç’kërkon përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme – mund t’i mjaftojnë Topit për të ndërtuar një Parti e për t’ia paraqitur programin publikut, Berisha mund të tentojë ta bëjë këtë, ndërsa Topi është ende në detyrë. Në këtë rast Presidenti jep dorëheqjen e i futet garës.

“A mund ta bëjë presidenti këtë, apo është vetëm mendimi im? Unë mund t’ju them që ky është dhe mendimi i Presidentit Topi”, u shpreh Ngjela.

Krijimi një partie opozitare të djathtë do të krijojë frymëmarrje për gjithë opozitarët e djathtë, të detyruar të krijojnë aleanca jo të natyrshme në një mjedis ku e vetmja ‘çadër’ opozitare ishte ajo rozë.

K.C.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Goja mjalt more Spartak!!!!!!!

Submitted by nik (not verified) on

sa te ren mendja  more taku se partia e re do te marre vota.edhe ti e di sa vota more,megjithese te pompuan mediat e dit.

Submitted by B (not verified) on

Muçi na paskësh parë në menynë e një restoranti se fjalën 'Krishtlindje' gabimisht e paskëshin shkruar me një 'ë' të tepërt! Po mirë, po, si gazetar i mbaruar me prirje të trasha linguiste, a s't'i kap syri këto ë-të po aq të pavendta që rrasin këta lajmpërmbledhësit e tu, more Muç?! Ma shkruaj pak në twitter se si pikase edhe fjalën 'të parakohëshme' në një ndër titujt e kësaj faqeje, të lutem! Se është ngjarje po aq e pazakontë sa edhe gabimet drejtshkrimore nëpër menytë e restoranteve dhe e meriton një cicërimë elektronike.
Dhe, krejt miqësisht, jam kurioz të di se sa vetë bashkëpunoni për respublica.com-in, duke qenë se numri i këtyre akronimeve dyshkronjëshe të emrave bën goxha përshtypje (këtejpari, siç do të shprehej akronimi M.N.).

Submitted by B (not verified) on

Edhe, Muç, ndër të tjera, inflacionin e presjeve e ke gallatë fare. Se po lexoja andejpari nga twitter-i yt, andaj thashë.

Submitted by respublica (not verified) on

I dashur "B"

Në vijim të komentit tuaj më se të drejtë mbi inflacionin e "," dhe zhdukjen në drejtim të paditur të një apo disa "ë"-ve, jam i detyruar të justifikohem se gabimet ndodhën sepse:

- karkalecat kishin mësyrë në qytet,

- ishin përmbytur kanalizimet te Dom Bosko,

- Nuk di të shtyp me 10 gishta,

- isha duke parë "Opinion" në televizor,

- ka ndodhur Gërdeci.

Miqësisht,

Koloreto Cukali

Submitted by B (not verified) on

Po e kisha me Muçin, mo 'lla! Ti je m'rreglla me Gopinionin, karnavalizimet e me t'tana. Kot tashi! Edhe ta dish që jam le e rrit m'Skrapar, ndaj guxova. Për mu LSI e ka mush kupën dhe ai kokëlopa duhet rras' mren! Insomma, siamo tutti creschnichi!
Puna mbar', plako!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.