Kombëtarja, kthehet te dashuria e parë

55 vjeçari Xhani De Biazi, ish traineri i Torinos e Udinezes sipas të gjitha gjasave duket se do të jetë traineri i ri i kombëtares shqiptare. Duka, i zhgënjyer nga ‘gjellët’ ballkanase, ka kaluar te menuja italiane, pasi tre kandidaturat kryesore në shqyrtim, De Biazi, Bereta e Karbone ishin të tre nga matanë Adriatikut.
Duket sikur Duka më shumë po kërkon të kuptojë se ç’nacionalitet duhet të ketë ai trainer që do të mund “t’ua gjejë trurin lojtarwve shqiptarë”. Pasi tentoi me vendet gjermanike, pasi dështoi 2 herë me vëllezër ballkanas, tani është rikthyer tek dashuria e parë, italianët.
Të tre kandidaturat kanë qenë të pëlqyeshme, por De Biazi ka kushtuar më pak në këto kohë jo dhe aq të lumtura financiare për Federatën Shqiptare të Futbollit. De Biazi, që aktualisht punon si komentator për Mediaset Premium, është një trainer i respektuar në Itali. Ai ra në sy së pari kur ngjiti Modenën nga Seria C1 në Serinë A, dhe më 2008 shpëtoi Torinon nga rënia nga kategoria. Zyrtarizimi pritet të bëhet javën tjetër.
N.S.
Comments
Shume mire --Ky trainer te
<p>Shume mire --Ky trainer te pakten ka drejtuar skuadra qe kane pasur probleme dhe i ka nxjerre nga kriza</p><p>Tamam nje trajner i tille duhet per kombetaren tone</p><p>I uroj suksese trajnerit te ri, z. De Biazi</p>
Add new comment