Rexhep Qosja: Prishja me Kadarenë erdhi prej librit Ideologjia e Shpërbërjes

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 05:06

Në një intervistë për Vizion Plusin, Rexhep Qosja u është kthyer konsideratave për Ismail Kadarenë, dhe Fred Peza nuk e ka pasur hiç të vështirë për ta futur bisedën në këtë korsi. Helena Kadare e ka shpjeguar prishjen e marrëdhënieve Kadare-Qosja në librin e vet autobiografik në një mënyrë që Qosjes nuk i ka pëlqyer (është marrë vesh kjo gjë nga reagime të tjera, sidozot ai i Agim Vincës), dhe ky fakt ka qenë një arsye e mirë për ta rihapur atë argument.

Qosja ka bërë disa saktësime, të cilat janë bërë fillimisht dhe nga Vinca; e kanë mbetur të papërgënjeshtruara. Sipas Qosjes, nuk janë prishur në vitin ’97; përkundrazi, pas këtij viti kanë pasur një numër kontaktesh, kanë folur në telefon, janë takuar tete-a-tete e kanë shkëmbyer vizita në shtëpitë e sho-shoqit (në mënyrë të çuditshme, në google nuk ka asnjë foto të të dyve; me siguri nuk ekziston ndonjë foto e tillë). Prishja ka ardhur prej librit të Qosjes Ideologjia e Shpërbërjes, në të cilin, përveç të tjerash, mbrohet ideja e një komponenteje të qartë otomane e turke në identitetin e shqiptarëve. Në fakt, Kadare ka shkruar disa muaj më pas (gjasat janë që të ketë shkruar në përgjigje të Qosjes, ndonëse kjo gjë s’thuhet prej autorit) një sprovë, ku mbron tezën e kundërt, sipas së cilës shqiptarët janë qartësisht europiano-perëndimorë. Këta dy libra provokuan një debat të madh atëmot, ku morën pjesë dhjetra pena në mbështetje të njërës tezë apo tjetrës.

Ky mospajtim e mban animozitetin mes tyre në një plan doktrinor e akademik, dhe nuk kuptohet pse ata e kanë banalizuar herë pas here me pickime të një natyre tjetër.

M.N.

Comments

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Pal, qe Kadare eshte ballkanas, si te gjithe shqiptaret, perfshire edhe ty, askush nuk e ve ne dyshim. Nuk ka nevoje te mohosh identitetin tend ballkanik dhe te deklarohesh "gjerman" per te qene europian. Kategoria me e ndyre e shqiptarit eshte pikerisht ai qe mohon kombin, nderron emrin dhe perpiqet te fshihet pas ndonje llagapi europian.

Submitted by Mujo (not verified) on

Edhe Kadarene e nxorre anti-europian o Pol Pot Meskini? Cfare kriteresh te tjera duhet te plotesoje Kadareja qe te bahet europian? Te instaloje kullen Eifel ne njerin krah dhe kullen e Pizes ne tjetrin?

Submitted by A.G (not verified) on

Flaka te djeg, prushi te ngroh. Prush pa flake nuk ka. "Minareja nje imam mban".

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Sqarim komentuesve "Antropomorfi" dhe "Mujo".

Origjina e ime e larget nga baba im nuk asht shqiptare. Per kete kam dokumentin zyrtar te 26 janarit te vitit 1766. Ky dokument asht libri i regjistrimit te katolikve te kishes katolike te Shkodres, sepse edhe pse turqit e ndaluen shkrimin e gjuhes shqipte, kisha katolike vazhdoi rregjistrimin e popullsise ne gjuhen latine. Pra katoliket shqiptare nuk e humben fillin e tyne te rrjedhjes familjare dhe te vertetitimit te popullsise shqiptare. Ne keto rregjistra regjistroheshin Lindjet, Martesat dhe Vdekjet. Po asht edhe shkaqet e vdekjeve. Mbiemni im origjinal asht dhe mbetet TEDESCHINI, sepse rrjedhim nga familje te ardhuna nga alpet qendrore te Europes ku flitet gjuha gjermane. Prandej un jam origjinal europian.  Por edhe po te isha shqiptar i mirefillte, un prep qe prep do te isha origjinal europian.

Por problemi asht se shumica shqiptarve qe kan ndrrue emna e mbiemna mbas pushtimit turk, kan dale nga sistemi i regjistrimit Kishtar i popullsise shqiptare dhe keshtu nuk kan asnji prove dokumentore me shkrim se nga jane, a jane shqiptar apo te ardhun nga vendet afro-aziatike, qe i solli turku e me te cilet u kryqezuen nepermejt martesave o jo martesave. Emni Antropomorf nuk tregon asgja, nuk e identifikon komentuesin. Kurse emni Mujo nuk verteton se komentuesi asht shqiptar. Ky asht emen turk-arab e jo shqiptar. Turqia nuk bante rregjistrimin e popullsise, sepse per turqit njeriu nuk ka pase asnji randesi. Ata kan rregjistrue tokat, shtepijat, livadhet, lopet, kuajt, mushkat, delet, vezet, dengjet e sanes, vezet, thast e grunit dhe te misrit, lekurat etj. Keshtu ato katolik o ortodoks qe kaluen ne anen e pushtuesit turk dolen nga regjistrimi i rregullt kishtar te popullsise shqiptare dhe u futen ne tunelin e errte injorant  turk. Edhe nder vorrezat mungojshin emnat e te vdekurve ishkatolik. Pra ato humben identitetin e vet qe fillon nga emni personal dhe i familjes. Keto te ç'identifikuem ishkristjan nuk kan asnji prove regjistrash se nga jane, aqe ma teper qe turku ua ndaloi edhe shkrimin.

Keshtu edhe Ismail Kadre, ku edhe emni Ismail edhe emni Kadare jane emna turqish. Hajde gjeje se nga rrjedh ky njeri qe thote se jam shqiptar qe dihet se ka limndur ne Gjirokaster dhe nuk ka asnji prove historike se asht shqiptar, pose qe njeh gjyshin apo stergjyshin e tij. Aty ndalet pema e tij e origjines familjare. Te paret e ketij far shqiptari te quejtun Ismail Kadare, ne qoftese ka qene shqiptar, e ka humbe identitetin e tij shqiptar. Po ashtu e njajta gja edhe Rexhep Qosja. Keto dy jane hanger per tre vejet per te percaktue identitetin e shqiptarve pikrisht sepse shumica e shqiptarve e ndrruen identitetin, jo si sllavt dhe greket qe nuk e ndrruen. Dhe debati Qose-Kadare mbi identitetin mbeti pa zgjidhje. A e dini se pse? Sepse nuk ka zgjidhje. Ata te dy Qose dhe Kadare jane nji perzimje ballkaniko-osmane dhe asgja tjeter ma shume. Vetem sternipat e tyne ndoshta mund te bahen me mentalitet europian ne qoftese do te marrin kulture europiane.

As i madhi Fan Noli e as i madhi Gjergj Fishta nuk kan ba asnjihere nji debat per identitetin shqiptar te ortodoksve dhe katolikve shqiptar, sepse as ortodokset dhe as atoliket nuk ndrruen identitet, nuk u shkrine me pushtuesin turk-osman.

Submitted by a.g. (not verified) on

"Katarakti Paul'' t'ju them nje keshille te vjeter ? Mos i ndrag gjerat shume " shkopin po e ndyve te tere, s'ke ku e kap me".

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Paul, nga kjo pergjigje kuptohen dy gjera: Se pari, sikurse e thua vete, ti nuk je shqiptar sepse ke nje dokument te vitit 1766! Mirepo nga ai vit ne familjen tende jane kembyer rreth 10 breza, te cilet jane martuar doemos me shqiptare. Pra i bie qe ti te jesh joshqiptar per nje te dhjeten pjese tende. A i ke bere analizat e gjakut? Megjithate, ta zeme se nuk je shqiptar, atehere pse fut hundet me kaq pasion ne punet tona? Se dyti, sipas teje vetem katoliket dhe ortodokset jane shqiptare te paster. Te tjeret nuk jane shqiptare, por turq! Ti or mik duhet t'i biesh vetes prapa, se nuk je fare mire me shendet.

Submitted by nnnn (not verified) on

Ky sqarim kaq i gjate dhe mendjemadh me krijoji një reagim te tille qe u bara gati te te pervishem mire me argumenta por me pas vendosa qe thjesht te te them qe kur flitet per identitete nuk behet fjale vetem per emra por shume me teper se aq gjermani yne i ndritur. Identiteti permban nje mori percaktimesh dhe vlerash me te cilat individi paraqet veten dhe te "akuzosh" Kadarene si nje individ qe perfaqsohet vetem nga "Ismaili" eshte tregues ose i nje matufepsjeje ose nje ligesi diskriminuese shoviniste qe mezi pret te dale prej teje dhe shpresoj qe te mos kesh ndonjehere mundesi (pushtet) qe keto cilesi ti perdoresh per te ndikuar ne fatin e njerezve te tjere.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.