Presidenti u është qarë europarlamentarëve mbi RTSH-në; po ne kujt t’i qahemi?

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 03:39

Europarlamentari Victor Bostinaru ka qenë më i qartë e më gojëbrisk se të tjerët në deklaratat e tij mbi atë që ka ndodhur e ndodh në Tiranë e mbi marrëdhëniet mes BE-së e Shqipërisë. Ka bërë disa nënvizime mbi gjendjen e media-s e mbi sistemin e drejtësisë (eficiencën e këtij të fundit e lidhi edhe me ecurinë apo fatin e gjyqit ndaj Ilir Metës, s’ka gjë se njëherë e një kohë të dy duhet të kenë qenë miq ‘armësh’ brenda Internacionales Socialiste), ka ngritur zërin i shock-uar kundër tentativës së pushtetit për të cilësuar si puçistë kreun e shtetit, kreun e prokurorisë e kreun e SHISH-it, dhe ka nxjerrë në shesh ndonjë copëz bisede të bërë me të këtushmit. “Presidenti [i Republikës] na tha dje që Radio dhe TV shtetëror sillen në mënyrë të njëanshme; ato janë shumë të njëanshme, dhe këtë e thotë Presidenti, që është simbol i vendit tuaj”, tha ai.

Nuk ka dyshim, që Presidenti ka bërë shumë mirë që u ka theksuar eurokratëve përdorimin stalinist që u bëhet radios e televizionit publik, por mirë do ishte që këtë kritikë e ankesë ta bënte fort e qartë edhe për opinionin publik shqiptar. Nuk do ta kish komprometuar hiç postin, nëse një denoncim të tillë do ta bënte në vijimësi dhe me tone të forta; ashtu si dhe kritika të tjera të forta, të cilat ngrihen mbi respektin e principeve e praktikave të shtetit të së drejtës e të demokracisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

<p>Pse zgjohemi vetem kur na pickon zagali? Edhe Topi doli nga zhgualli kur TVSh nuk dha kroniken per pavaresine, anipse ne jemi ngjirur per ate &quot;publik&quot; qe e mbajne me paret tona. Me vonese , po gjene mire. Qielli i paster nuk u trembet vetetimave , thone, ndaj Topi te mos jete nderdyshas, se mbase mot do i lipset dhe atij. Une per vete e kam hequr nga memoria e tv-s, por taksen ma merr CEZ-i, dhe CEZ-i te rezilos. O President,nga nahija ime i thone &quot; bostanin nje e hap por shume e hane&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.