Një “Pranverë Ruse” në horizont

Postuar në 10 Dhjetor, 2011 11:51

Tri orë zgjati protesta e moskovitëve kundër regjimit të Putinit që për një kohë të gjatë është dukur i pakontrastueshëm. Putini, me ndihmën e televizioneve shtetërore, ka krijuar idenë se ai është një leader absolut, fuqia e të cilit e ka burimin tek konsensusi elektoral i rusëve. Mirëpo zgjedhjet e së dielës treguan se ai nuk ka fuqinë që pretendon se ka. Partia e tij mezi mori gjysmën e vendeve në parlament, ndërkohë që nomenklatura sunduese ishte përgatitur të merrte dy të tretat. E sikur të mos mjaftojë kjo rënie e fortë e mbështetjes (e njohur prej institucioneve zyrtare), një pjesë e madhe e rusëve janë të bindur se bëhet fjalë për një rezultat të trukuar, gjë që do të thotë se votat në favor të regjimit janë më pak se gjysma. Ky afërmendsh është një sinjal dramatik për Putinin, në një moment që pritet të mbahen zgjedhjet presidenciale (në mars të viti të ardhshëm), në të cilat ai do të jetë kandidat.

Sot ishin 150 mijë vetë rrugëve të Moskës (25 mijë, thotë policia moskovite), por përtej shifrave, kjo protestë, e para protestë serioze kundër një regjimi në Rusinë postkomuniste, duket se shënon fillimin e fundit të pushtetit të Vladimir Putinit. Një “Pranverë Ruse” duket në horizont.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Veshtire te vije "pranvera arabe" ne "dimrin rus".  Pak me te perkore ne prognozat romatike, zotrinj te Re.Pu-se.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sipas Putinit keto protesta i ka stimuluar Washingtoni. Pra kemi te bejme me nje tentative te paster prej pucistesh filoamerikane......

Per te miren e popullit mik rus i do thene Saliut t'i thoje Lirise qe te njoftoje Tacin(apo Taqin) qe te marre ne telefon Gorbacovin dhe ky te sinjalizoje Putinin se nese  vret disa protestues jo vetem qe do shuaje protesten por ka gjasa qe vete amerikanet  t'a quajne "burre shteti".......

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kalojë pranëvera Arabe dhe ariti në Rusi dhe tek ne nukë kalojë sa të pa fatë që jemi

Submitted by Alban (not verified) on

mendoj se duhet te fillojme te behemi te zgjuar me historine tone.. nuk ka kuptim te rrime te qahemi edhe dy vjete. do ishte shume burracake dhe e ulet. te pakten per kete duhet te biem dakort.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.