Daul e Frattini, si ‘berishianë llogoresh’

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 03:56

Francezi Joseph Daul thotë: “Miku im Berisha, ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor”. Të nesërmen i mban iso italiani Franco Frattini: “Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka një kundërshtar si Rama, që fatkeqësisht punon kundër Shqipërisë.”

Këto janë dy deklarata të dy konservatorëve të njohur të Parlamentit Europian. Duken si të dehur. Kësaj i thonë të zbresësh në nivele të papërfytyrueshme të komunikimit politik. Ndoshta janë penduar që të dy? I pari ka treguar ca shenja pendese në një diskutim në rrjetet sociale. Por asëll-asëll nuk dihet nëse ka dashur të evitojë një agresion online nga shqiptarët e zemëruar, apo ngaqë është bërë i vetëdijshëm që rrezikoi të shndërronte forumin e partive popullore europiane në një estradë. Edhe nëpër studiot e televizioneve të Tiranës qëllon rrallë të zbritet në këto nivele.

Do deputetë të PE-së (konservatorë si Daul) janë ndjerë aq ligsht prej asaj situate në Marsejë të Francës, sa kanë bërë një mea culpa në Tiranë.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Per usta te ketij marifeti,&nbsp; nuk ka qen qe i ha shkopin Berishes. U mpak Pack-u dhe i dha daullen Daul-it e curlen Fratinit. Tallava politike shqiptare ne sofren europiane. Fiks para ndrimit te viteve, si epilog i &quot;gerrmerr-eve vip&quot;.</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>&nbsp;Hej shoku harrove te permendesh dhe dashamiresin e Shqiperise Bostinarun ne listen tende me emra</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.