Arbitrat 'varin' bilbilat në gozhdë

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 10:52

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka vendosur të bëjë një akt heroizmi të pazakontë në këto kohë pa heroizëm: të bojkotojnë 1 javë kampionatin e futbollit. Vendimi erdhi pasi komisioni i Disiplinës së Federatës thjesht e përkëdheli Laçin për dhunën kafshërore ushtruar gjatë ndeshjes Laçi-Kastrioti ndaj arbitrit të FIFA-s Lorenc Jemini javën e kaluar.

Në raste të tjera të ngjashme, vite më parë, ekipet janë përjashtuar nga Kategoria. Por ato ishin ekipe të vogla e pa shumë mbrojtje.

Futbolli nuk është asgjë më shumë veçse një nga pasqyrat e shoqërisë sonë të dhunshme. Siç goditen bluzat e bardha në spital, siç dhunohet verbalisht e deri fizikisht në sallat e gjyqeve, siç masakrohet kundërshtari me fjalorin më të ndyrë në parlament, ashtu edhe në fushë. Bojkoti mund të mos jetë rruga më e mirë për të eleminuar dhunën, por ka raste që është rruga e vetme.

Si pasojë të gjitha ndeshjet e kësaj jave, në të tëra kategoritë, do të shtyhen për një javë më pas.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E njejta gje ka ndodhur dhe me ekipin e Burrelit para 4 vitesh qe u denua me zbritje nje kadegori me poshte, biles sherri qe u be ka ndodhur ne dhomat e zhveshjes e jo ne fush sikur ndodhi ne Lac, nuk dua te justifikoj ekipin e Burrelit se denimi ishte i merituar, dhuna nuk duhet te &nbsp;tolerohet, por njesoj duhej te ishte denuar dhe Laci jo ca te nenes dhe ca te vjehrres!</p><p>&nbsp;</p><p>Albitrat shume mire ja kane bere qe kan bojkotuar kampionatin, biles kane bere pak, duhej te bojkotonin komplet sezonin e ti gjykonin vete ato presidentet ndeshjet me qe nuk ju pelqen gjykimi i albitrave, po ketu ka faje dhe federata se ajo i nxit keto gjera, mos te harrojme se si e fitoj vitin e kaluar kampionatin Skenderbeu, ose me sakte si si ja vodhen kampionatin Flamurtarit.</p><p>Eshte turp se si eshte katandis futbolli ne Shqiperi, ehh ca them dhe une se mos vetem futbolli eshte ne dite te zeze ketu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.