Ping-pong Ndregjoni-Gjermeni, lojë e PS-së me të përndjekur apo një proces i shqiptarizuar?

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 05:58

Besim Ndregjoni, një ish i burgosur politik dhe përfaqësues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë e ka parë emrin në listën e kandidatëve të PS-së për Avokat të Popullit. Ndregjoni është habitur me këtë dhe ka deklaruar se nuk ka aplikuar për t’u futur në ‘short listën’ e socialistëve dhe nuk e kupton se si emri iu gjend aty. Eglantina Gjermeni, deputete e PS-së, ka bërë edhe ajo deklaratën e saj duke thëne se emri i Ndregjonit “u fut në mirëbesim”. Sipas saj, kreu i të Përndjekurve i kishte shprehur personalisht dëshirën për të qenë një prej kandidaturave të PS-së për postin e Avokatit të Popullit. Gjermeni që është në krye të Komisionit Përzgjedhës të PS-së për kandidaturat e Avokatit të Popullit, shpreson se e gjitha kjo është një keqkuptim. Ky ping-pong mes Gjermenit e Ndregjonit mund të jetë, ose një ndërrim mendje i kreut të të Përndjekurve, ose një lojë me kartën e të përndjekurve e Partisë Socialiste. Siodoqoftë, një proces që nisi si modern (aplikimi për një vend pune online, ose të paktën faza e parë e këtij aplikimi) siç ndodh në vendet perëndimore, u bë shqiptar në gjysmë të rrugës kur për të përdorur fjalët e Gjermenit ‘aplikimi i Ndregjonit u fut në mirëbesim”.

Sipas Panoramës së djeshme, edhe Gent Ibrahimi ish befasuar që e kish parë emrin në listën e aplikantëve, ndërkohë që thosh për gazetën në fjalë, se nuk i ka shkuar mendja për një post të tillë.

H.B., E.G.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>e mo mir, se nuk e futen ne listen e zeze te cia-s !&nbsp;</p>

Submitted by tiku (not verified) on

<p>Polemike edhe per kto gjera............................ Lojrat e Sales per te treguar qe te gjithe jane njesojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj</p>

Submitted by migena aleksi (not verified) on

<p>Procesi i PS eshte i mire. gjera te perkryera nuk ka, por ky proces ka prodhuar vec te tjerash eshe interes publik per Avokatin e Popullit. E kujt i plaste me pare kush ishte ne kete post? Tashme interesi mediatik dhe publik u arrit. Kjo do te thote qe ofiqari i ri do ket me shume presion dhe peshe publike. Bravo PS-ja!</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;Ne fakt, ankesat kane ardhur pas publikimit te listes, dhe kam frike, se jane terhequr nga gara ne pragfinish, kur kane pare majtas-djathtas &quot;atletet&quot; e tjere...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.