Mero Baze futet në mendjen e Gjergj Lezhjes dhe rishkruan skenarin e 21 janarit

Postuar në 08 Dhjetor, 2011 02:22

Në editorialin e  sotëm, Mero Baze “i qan hallin” Gjergj Lezhjes që është thirrur të dëshmojë në Prokurori e që mund ta pësojë për ngjarjen e 21 janarit. Këtë “të shkretë” e vendos në situatën, që duhet të ballafaqohet me Berishën përpara se të vendosë se ç’duhet të bëjë. Mero i përjashton të gjitha opcionet, por tek njëri sosh i pëlqen të ndalet: “[Ç’të bëjë Gjergji?] Të shkojë në zyrë të tij [të Berishës] e t’i thotë çdo bëjë me atë “laviren” që po na kërkon, nuk guxon se ka frikë se ai xhindoset, përplas disa herë buzët pa asnjë fjalë, merr celularin, e lë prapë mbi tavolinë, merr pultin, ndez televizorin, i ngre zërin, tund kokën, dhe e pyet papritur ‘urdhëro…!’, sikur nuk ka dëgjuar asgjë nga halli i tij.” Duhet besuar kjo mise en scéne, pasi Mero ia di përmendësh çdo tic, çdo grimasë e çdo belbëzimë parazitare Berishës. Jo më kot vijon ta zhvillojë e plotësojë ngjarjen e hamendësuar në zyrën e tij: “Pastaj ai [Berisha] do ta ulë (Gjergjin) sikur s’ka ndodhur gjë, dhe do t’i mbajë një fjalim të gjatë me fakte që i di vetëm ai se ajo Ina Rama, ai horri Bamir Topi dhe ca çakaj të tjerë kanë dashur ta vrasin më 21 janar atë dhe mbesat… ‘Po, po, e kam të sigurt, ma pranoi dhe Kantrimeni në bisedë, ma tha një njeri që i ka regjistruar të gjitha, po mos ja thuaj njeriut.”

Në fund, Mero rishkruan script-in e mundshëm të filmit horror të 21 janarit, dhe këtë e bën duke u vendosur në lëkurën e Gjergj Lezhjes: “Gjergji del jashtë në korridor, mban flet-thirrjen e prokurorisë në dorë, kujton 21 janarin, ulërimat e Atij për të hapur zjarr, hezitimin e Ndreut, grushtin e badigardit të Berishës mbi syrin e tij, nxirjen e syrit, marrjen nga brezi të pistoletës dhe hapjen zjarr mbi turmë nga kryebadigardi, ulërimat, fytyrën e zverdhur të Lul Bashës që i dridhej buza dhe thoshte ‘çfarë bëhet, çfarë bëhet’, paramilitarët që prisnin tek oborri i Ministrisë së Bodes, pastaj takimin mbasdite për prishjen e provave, ndarjen e detyrave për të hedhur pistat e reja, versionin që Olldashi të fliste për një Benz me 40 kg tritol, versionin që Ben Imami të fliste për pistoleta që janë përdorur nga socialistët për të vrarë njëri- tjetrin, pastaj skenari i thikave helmuese, çadrave- pistoletë, helmit nga gjarpërinj të jugut (Pse të jugut xhanëm se dhe të veriut të helmojnë), dhe gjithë çfarë kish ndodh në atë ditë.” 

Re.Pu.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>O Muci, per kur nje duet me Meron?</p><p>Psh. nje bisede virtuale Sali-Edvin ku qani hallet e juaja?</p><p>Do te dilte nje kryeveper.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.