FBI për 21 janarin: është vënë dorë mbi serverin e kamerave të sigurisë

Fillimisht, kur prokurorët kërkuan pamjet e filmuara nga kamerat e kryeministrisë më 21 janar të vitit 2011, përgjigjja ishte që “serveri i kamerave të sigurisë nuk ka qenë në punë atë ditë”. Por më pas, pas ndërhyrjeve amerikane, ‘serveri është servirur’, dhe u është dorëzuar ekspertëve të FBI-së, të cilët e kanë kqyrur dhe kanë arritur në përfundimin se në të janë bërë ndërhyrje. E bukura është se në server gjenden vetëm pamje të prokurorëve dhe të hetuesve që mblidhnin prova më 22 janar. Në të përditshmen Shqip raportohet sot se ekspertët e FBI-së kanë qenë në gjendje të përcaktojnë dhe kohën e ndërhyrjes në server: ora 01.00 e datës 22 janar, pra të nesërmen e krimit në bulevard, në orën 01.00 pas mesnate.
Prokuroria ka hapur një proces kundër një numri personash në administratën e kryeministrisë. Pretendimi që kanë ngritur këta të fundit me një gojë pas daljes së informacionit mbi raportin e FBI-së është mohimi dhe kundërshtimi i ekspertizës amerikane: “pamjet janë fshirë për shkak të memorjes së vogël të aparaturës”. Akuza ndaj tyre nuk ka të bëjë vetëm me ndërhyrjet në server, por edhe për moskallzim të krimit në momentin e parë, kur i qëndruan idesë se “kamerat nuk punonin”.
E.G.
Comments
"Ligji nuk e pranon

"Ligji nuk e pranon injorancen"-ignorantia legis non excusat- do te thoshin latinet.

Ketu nuk behet fjale per injorance juridike por e tipit: Nuk e dija se po te qellosh ne lartesine e njeriut mund te vrasesh dike.Nuk e dija se Ministri po me pergjonte. Nuk e dija se shkurrja qe kam ne oborr eshte Canabis sativa..... E thene ndryshe: nuk e dija se pas litarit ishte lidhur lopa.

Per te qetesuar shpirtrat e trazuar te shqipetarve do t'u kujtoja se ka dhe me keq. Ne Itali ish- kryeministri deklaronte se: nuk e dinte qe nje prostitute minorene e kish genjyer duke i thene se ishte mbesa e Mubarakut (po te ish shqipetare mbesa e kujt do te kish qene ???).Nje tjeter minister i po te njejtit karagjoz nuk e dinte se apartamenti qe kishte perballe Coloseumit ishte blere pa dijenine e tije......

Cfare nuk behet per t'i shpetuar burgut. Per nje gje duhet te biem dakort dhe duhet t'u japim te drejte. Me mire budalla se sa hajdut(ne burg). Vetem se ne vendin fqinj po i hetojne te dy "budallenjte".......

Add new comment