Marrëzia që vjen nga lart

Postuar në 23 Shtator, 2019 11:15

Të dielën në mbrëmje Tirana vërtetoi se milieti që e popullon jeton me rrjetet sociale dhe askush nuk merr përsipër t’i sugjerojë të bëjë të kundërtën.

Ndaj dhe skena si ato të largimit masiv nga kryeqyteti apo daljes në rrugë për t’i shpëtuar një tërmeti hipotetik që ishte lajmëruar se do ndodhte në 23 30 do mbahen mend si pjesë e një marrëzie kolektive në një vend që nuk i shpëton dot të qënit qesharak. Edhe njëherë u bëmë gazi i botës.

 

Turma është turmë dhe  asnjëherë nuk ke kujt t’i kërkosh përgjegjësi, por më dramatike është situata kur marrëzia është një sport kombëtar që vjen nga lart. Kryeministri u kthye nga Frankfurti të shtunën, ndonëse pati vetëm krisje ndërtesash dhe fatmirësisht asnjë viktimë duke bërë shoën e tij, me mbledhje qeverie të hapur në mes të natës, të cilën mediat e transmetuan live, ndonëse nuk u shpall as gjendja e jashtëzakonshme.

Ministrat ishin po ashtu shumë seriozë në raportimet e tyre, duke numëruar veprat e artit që nuk pësuan asnjë dëmtim apo gatishmërinë e ministrit Klosi për të shpëtuar puset e naftës në rast rreziku. Janë momente që duhen dokumentuar për të kuptuar në një të ardhme se kush e ka qeverisur këtë vend.

Tonaliteti i duhur, suspansat dhe solemnitet protokallar për të përcjellë në popullatë idenë se momenti është kritik. Një ditë më vonë qeveria lajmëroi mbylljen e çerdheve,  shkollave e kopshteve, ndonëse asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka probleme me sigurinë. Thjesht qeveria po ndihmon në terapinë e tejkalimit të tronditjes kolektive që pësuan shqiptarët. Pas përfundimit të show-t kryeministri u atashua me fazën e dytë të terapise. Lexoni se çfarë shkruan kryeministri, para rinisjes për në New York.

“E përsëris, dëmet janë minimale dhe pa lidhje me panikun maksimal që krijoi goditja dhe ushqeu më pas, papërgjegjshmëria haluçinante e një sërë burimesh (diz)informacioni.Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikojë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikojë kohëzgjatjen e jetës sonë”. Qershia mbi tortë është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se Tirana nuk i nënshtrohet tërmetit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

U kujtua edhe Perendia me ne fund te na dergoje nje termet qe te zbulohet marrezia, po sidomos injoranca masive e Shqiptareve, pasoje e drejtperdrejte e arsimimit fantastik brez pas brezi, te pakten qysh nga 1944 e ketej, Shqiptaret nuk e kane marre vesh asnjehere qe budallain e fshatit e kane pasur gjithmone kryeminister, kurse tashti ne kohen e internetit dhe rrjeteve sociale te gjithe kane rastin t'ia kalojne kryeministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.