Do ta kalojë testin e seriozitetit gara për postin e Avokatit të Popullit?

Posti i Avokatit të Popullit është lënë në duar të PS-së, dhe kjo e fundit ka shpallur një garë publike, në të cilën i fton të marrin pjesë që të gjithë (si ‘gjyqtarë’ të garës janë caktuar disa personalitete të shoqërisë civile dhe disa eksponentë të PS-së). Dhe siç ndodh në këto rrethana, janë bërë aplikime (ndonëse më pak se sa mund të jetë pritur), të cilët do t’u nënshtrohen testeve e procedurave. Në listën e atyre që kanë kandiduar të zë syri emra të njohur, si Besnik Dervishi, Bilal Kola, Dëshira Subashi, Ermir Dobjani, Gent Ibrahimi, Ksenofon Krisafi, Igli Totozani, Perparim Kabo, Qirjako Qirko, Sokol Hazizaj, etj, por të shumtit janë të panjohur për publikun.
“Loja” konsiston në faktin që secili prej kandidatëve (fama e protagonizmi publik nuk hyn te kriteret) do duhet të paraqitet përpara komisionit, dhe atje do duhet të tregojë se sa vlen. Është metodë që bart rrezikun e qëndrimeve subjektive? Sigurisht. Subjektiviteti është i nënkuptuar qysh në momentin që ‘gjyqtarët’ janë njerëz e qysh në momentin që këta njerëz janë zgjedhur nga një parti. Shkurt, subjektiviteti nuk mund të shmanget. E përveç kësaj, dyshimet do ta shoqërojnë se s’bën këtë garë, edhe sikur çdo gjë të bëhet në kulmin e transparencës e të korrektesës (dyshimet janë në stilin shqiptar). Prandaj, problemi nuk është t’u jepen përgjigje paragjykimeve apriori të këtij procesi. Problemi është që të demonstrohet seriozitet në gjithë këtë aksion, në mënyrë që gara të mos komprometohet, pasi tok me këtë do komprometohej dhe një precedent i bukur.
E.G.
Comments
mua me pelqen ky djali

mua me pelqen ky djali Totozani. E shoh ne TV, eshte opozitar por edhe qytetar. Shqiperise i duhen institucione oponence por jo militante ose cerdhe hajdutesh. PS-ja e ka bere mire kete proces, besoj do ta coj deri ne fund mire, eshte ide qytetare dhe garanton transparence ne nivel te kenaqshem

PALLAVRA.......

PALLAVRA.......

Nuk e kuptoj fare funksionin

Nuk e kuptoj fare funksionin dhe rolin e Avokatit te Popullit ne nji vend ku drejtesia nuk funksionon fare.

Gent Ibrahimi do te ishte

Gent Ibrahimi do te ishte nje zgjedhje e perkryer. Jurist i brezit te ri me reputacion profesional , jashte dhe i barazlarguar nga dy formacionet kryesore politike-PS-PD

Show politik i rradhes

Show politik i rradhes

Add new comment