Tabela tejet e ngarkuar e Ramës për taksimin progresiv

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 03:20

Në blogun edirama.al, Edi Rama ka postuar një shënim me titull “JA CFARE NDRYSHON ME TAKSIMIN PROGRESIV”, ku shkruhet: “Ndërkohë që Saliu dokërrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tonë për uljen e taksave për ata që kanë rroga më të ulëta dhe rritjen e taksave për ata që kanë rroga më të larta, ja se çfarë do të ndryshonte po të pranohej propozimi ynë. Shifrat flasin në këtë rast më mirë se çdo koment”.  Dhe më poshtë jepet një tabelë tejet e ngarkuar me informacion, e ngjashme me ato që botonte gazeta “Puna” një herë e një kohë. Meqë Rama ka ndjekur shembullin e Obamës, si në propozimet për uljen e taksave për shtresat e varfëra dhë të mesme, ashtu edhe në komunikimin elektronik me publikun, ndoshta do të bënte mirë që ta ndiqte shembullin e tij edhe për t’ia komunikuar sa më thjeshtë publikut kursimet që realizon çdo njeri nga ndryshimi i taksimit që ka propozuar PS-ja. Kështu në faqen e internetit të Obamës është një kutizë e vogël, ku mund të futësh pagën, dhe automatikisht llogaritet kursimi vjetor nga ndryshimi i taksës mbi të ardhurat personale.

Meqë Rama nuk e ka bërë këtë gjë, po japim më poshtë një tabelë fare të thjeshtë që tregon se sa kursejnë nga taksa progresive punonjësit që e kanë pagën bruto deri në 1 milion lekë të vjetra në muaj. Ata që e kanë pagën më të lartë se kaq, me taksimin progresiv, do të paguajnë më tepër taksa se sot (p.sh., Berishës do t’i bjerë të pagojë 129 mijë lekë të vjetra më shumë për një vit).  E.Zaloshnja

Tabela 1. Kursimi vjetor nga ndryshimi i taksës mbi të ardhurat personale sipas nivelit të pagës (në lekë të vjetra)

Paga mujore                         Kursimi vjetor

190,000                                 108,000

300,000                                 130,000

400,000                                 260,000

450,000                                260,000

500,000                                 260,000

750,000                                 235,000

1,000,000                             110,000

Comments

Submitted by rrem vogli katu... (not verified) on

O ED !

Ksaj i thone hedh nje i marr nje gur ne lum.....

Ti ke qene dhe jasht dhe e di mire qe nuk ka taks mbi pagen por taks mbi te ardhurat personale (mbi cdo lloj te ardhure qe ke).

Prandaj mos shpjego Budallallekun e Edit qe ta marrim vesh ne katnaret.

Por na jep si jane keto taksa ne boten perendimore demokratike, ku do na fusin pasneser Saliu me Edvinin, sepse jane kudo progresive,

mbi nje baze te pa taksueshme(Itali 7500 euro, gjermani 8400 euro..) dhe arrijne deri ne 4o e kusur % per te pasurit si Zeni e familja me shoke.

Vec tatimit mbi fitimin e bizneseve(qe inenshtrohen ketij tatimi) nga 15% Gjermania te 30% gjithe te tjeret.

Mos rrihmi uje ne havan po sqaroini shqiptaret qe te mos shkojne pas te marreve.

Submitted by tani97 (not verified) on

Sqarim per kat'narin pri Rrashbulli:

1. Nje qytetar taksohet per totalin e te ardhurave qe ai krijon ne nje vit fiskal (zakonisht i barabarte me 1 vit kalendarik). Te ardhurat jane te tipeve te ndryshme: nje page/disa paga, immobiliare, financiare, donacion. Per te qene me te qarte per lexuesin jo teknik te blogut tone le te japim disa shembuj. Une mund te kem nje page prej 40.000 L bruto ne muaj si nenpunes civil ne nje drejtori shteterore. Por mund te kem edhe nje apartament me qera per nje vlere mujore prej 70.000 L. Gjithashtu mund te kem blere bono thesari nga ndonje banke dhe mund te perfitoj interesa prej tyre. Ashtu si mund te kem te ardhura nga ndonje dhurate/trashegimi.

2. Keto te ardhura kane perqindje te ndryshme te taksimit kudo neper bote. Psh. ne France te ardhurat nga financa/bursa tatohen me 26-27% (ku nje pjese prej 11% quhet takse solidariteti). Shitja e shtepise se pare nuk taksohet, nderkohe qe shitja e shtepise se dyte taksohet me 30% (taksohet plusvalenca= vlere shitje - kosto e shtepise e akumuluar ne kohe).

3.Kjo tregon qarte qe ka shume rendesi te shprehemi mbi takse mbi te ardhurat dhe jo takse mbi pagen. Ekziston income tax dhe jo salary tax. Arsyeja eshte e thjeshte: ka shume rendesi se cila pjese e takses progresive me perket mua. Per pagen time prej 40.000L taksohem me 3.5% sipas shembullit te Edi Rames, por nqs. une nderkohe gezoj te ardhura te tjera per nje total prej 500.000 L ne muaj, atehere me kap 17.78%, i aplikuar mbi vleren e pages.

4.Marrim rastin e nje punetori me dy pune part time prej 50.000L per nje total 100.000 (psh. nje ekspert kontabel qe mban dy kompani). Nqs. nuk konsiderojme llogjiken e meposhtme ai paguan  4.8%*50.000 + 4.8%*50.000=4.800L. Nderkohe qe nje tjeter qytetar me page 100.000L paguan 0.089*100.000=8.900L.  Kjo nuk eshte barazi dhe demokraci. Dy qytetare te paguar njelloj taksohen ndryshe. Prandaj duhet marre parasysh totali i te ardhurave per te percaktuar perqindjen (kuoten) e takses progresive qe te perket.

Submitted by respublica (not verified) on

E.Zaloshnja i përgjigjet tani97-ës

Tani97 ka bërë komentin e mëposhtëm rreth lajmit “Tabela tejet e ngarkuar e Ramës për taksimin progresiv”:

Marrim rastin e nje punetori me dy pune part time prej 50.000L per nje total 100.000 (psh. nje ekspert kontabel qe mban dy kompani). Nqs. nuk konsiderojme llogjiken e meposhtme ai paguan  4.8%*50.000 + 4.8%*50.000=4.800L. Nderkohe qe nje tjeter qytetar me page 100.000L paguan 0.089*100.000=8.900L.  Kjo nuk eshte barazi dhe demokraci. Dy qytetare te paguar njelloj taksohen ndryshe. Prandaj duhet marre parasysh totali i te ardhurave per te percaktuar perqindjen (kuoten) e takses progresive qe te perket.”

Në tabelën që kam paraqitur, për thjeshtësi, kam patur parasysh njerëzit që janë të punësuar vetëm në një vend pune dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Por kjo tabelë vlen edhe për njerëz që janë dy-tre punësuar ose që kanë burime të ndryshme të ardhurash. P.sh, le të supozojmë se dikush merr një pagë mujore 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe bën një punë të dytë, nga e cila fiton 200 mijë lekë në muaj. Ky person, njësoj si ai që ka vetëm një rrogë 500 mijë lekë në muaj, do të kursejë me taksimin progresiv 260 mijë lekë në vit.

Submitted by tani97 (not verified) on

Po nisem nga fjalia e fundit qe thua. Rrjedh qe kuota e taksimit progresiv qe i aplikohet ketyre dy qytetareve eshte e njejta dhe kjo sepse merret totali i te ardhurave te pages se tyre. Po te tjera te ardhura? Une te mora shembullin e dy puneve per te ilustruar anen arithmetike te percaktimit te kuotave ne baze te totalit te te ardhurave (ne kete rast prej pagave). Por mund te ta komplikoj shembullin sa te duash: psh. mund te marrim dy qytetare qe kane ta ardhura nga tre burime te ndryshme (page, qera, bono) me vlera tek e tek te ndryshme, por totali i te cilave eshte i barabarte. Atehere shoku Rama duhet te na sqaroje nqs. do te niset nga totali i te ardhurave te qytetarit per te percaktuar kuoten e takses progresive, apo do te konsideroje te ardhurat ne kategori dhe pastaj brenda kategorise do te percaktoje kuoten. Kjo jep diference ne vleren e takses qe paguhet. Keshtu qe eshte mire te sqarohet. Sidomod kur kemi parasysh qe taksa progresive eshte krijuar si koncept per te taksuar paksa me shume me te pasurin. Dhe nuk besoj se i pasuri mbahet nga rroga. Por ai ka te tjera te ardhura. Gjithashtu lind ceshtja e vleresimit te sakte te te ardhurave. Akoma tek ne mund te mashtrosh lehtesisht tatimet. Por kam pershtypje se Edi Rama do te kete shume veshtiresi per te ilustruar programin ne lidhje me kete ceshtje.

Submitted by taksidari (not verified) on

Zaloshnja ka perdor frazen "kursimi vjetor nga ndryshimi i taksës mbi të ardhurat personale". keto te fundit permbledhin te ardhura nga burime te ndryshme (page, qera, bono, etj). po sic e shpiegon vet zaloshnja, ka supozu per thjeshtesi se keta njerez kane te ardhura vetem nga rroga. shkurt muhabeti, taksimi progresiv zbatohet mbi totalin e te ardhurave personale, pavarsisht nga burimi.

Submitted by tani97 (not verified) on

Une s'e kisha problemin me Zaloshnjen por me Edi Ramen. Zaloshnjes i kerkova nje sqarim qe nuk u dha. Nuk mund te marresh per shembull kategorine per te cilen taksimi progresiv s'ben diference, sepse ne nje bote normale kategoria me rroge deri diku tek 30.000-40.000 L, s'do te duhej te paguante fare. Nderkohe qe per nje te "pasur" struktura e te ardhurave te tija eshte me e larmishme dhe nevojitet nje  sqarim me i detajuar nga ana e Edi Rames per te kuptuar se c'ka ne mendje te beje. Thjesht fjala takse progresive mbi pagat (e thene pardje nga Mimi Kodheli) eshte e boshatisur nga cdo domethenie ekonomike.

Submitted by ai (not verified) on

Po i marrim te mireqena shifrat e paraqitura nga z. Zaloshnja.

Po te ishim demokraci e konsoliduar, do ishte shume mire qe te varferit te paguanin me pak dhe te pasurit me shume.

Por ne Shqiperi, ku nuk deklarohen te ardhurat, ose deklarohen shume pak. Ku administratori i nje kompanie X me xhiro 10 milion euro ne vit e deklaron rrogen 100.000 leke te rinj, kjo skeme te con ne:

1- Evazion fiskal

2- Mbledhje me pak te ardhurash per buxhetin e shtetit.

Submitted by tani97 (not verified) on

Prandaj sqarova me lart diference rroge - te ardhura te tjera. Nqs. nje korporate qe ka 15 aksionere realizon te ardhura neto prej 15.000.000 Euro ne vit, dhe disa prej aksionereve kane paga (qofte ne kete korporate, qofte ne te tjera vende pune) ata do te paguajne takse mbi kete pjese te te ardhurave te tyre qe eshte paga. Por ata mund ose nuk mund te marrin dividend (dmth pjese fitimi nga fitimi i korporates) dhe kjo varet nga vendimet qe do te merren ne korporate. Nqs. aksioneri A merr nje dividend prej 200.000 Euro, kjo shume i shtohet pages se tij, ne kuader te te ardhurave totale qe ai ka. Nqs. aksioneri B nuk merr dividend, atehere ai vazhdon te kete vetem pagen si te ardhur (plus te tjera te ardhura te nje natyre te ndryshme nga keto te mesipermet). Eshte e qarte qe keta dy aksionere nuk mund te tatohen njelloj. Kur thua thjesht progresive mbi pagen, thjesht eliminojme rolin qe pretendojme se luan taksa progresive, qe eshte taksimi me i larte i me te pasurve. Persa i perket ceshtjes se evazionit fiskal, eshte debat me vete, dhe eshte e qarte qe pallavrat e Edi Rames mbi ekonomine dhe fiskalitetin nuk ndihmojne per te kthjelluar nje situate mjaftueshem te turbullt.

Qeveria aktuale ka kontribuar mjaftueshem me marrezite e saja mbi sistemin fiskal. Edi ka per detyre (nqs pretendon te jete lider i kombit) te qartesoje idete e PS-se.

Submitted by klement (not verified) on

Vertete Edi Rama ka folur per taksen mbi pagat dhe kjo s'do te thote te mos mblidhen ne nje te vetme 2 apo 3 paga te te njejtit person. Megjithate e rendesishme eshte Ideja, Parimi, ndersa per shifrat dhe anen teknike mund te diskutohet e te permirsohet ashtu siç mund te diskutohet e vendoset edhe deklarimi i detyruar i te gjitha te ardhurave (perfshire pagat) dhe mbi kete baze le te caktohet edhe tatimi mbi te ardhurat totale vjetore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.