Krishtlindja, keqkuptimet e një gazetari dhe një kryebashkiaku

Ja si fillon një kronikë e portalit ballkanweb.com: “Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në kryeqytet, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”. Pra, pema e Vitit të Ri simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve! (Krishtlindjes, në fakt, sepse ka vetëm një lindje të Krishtit dhe jo disa të tilla). Ky është keqkuptimi i parë. I dyti ka të bëjë me bartjen, edhe pse prej 20 vjetësh komunizmi ka rënë në Shqipëri, të konceptit se pema është e Vitit të ri. Nuk ka një pemë të Vitit të ri, por të Krishtlindjes. Bota nuk njeh një New Year’s Tree, por një Christmas Tree. U quajt pema e vitit të ri këtu te ne për të hequr çdo ngjyrim fetar të një feste, për ta ateistizuar, duke e kthyer në një festë kino-pagane. Dhe plaku i vitit të ri nuk është në fakt i asnjë viti, por ai është Santa Klausi legjendar që ka ardhur nga Shën Nikolla i Myrës për të frymëzuar Sinterklaasin e krishterë te holandezët, e me radhë në kultura e vende të ndryshme. Keqkuptimit nuk i ka shpëtuar as kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili u ka thënë të pranishmëve: “Do kemi shumë babagjyshër të Viti të Ri”.
H.B.
Comments
mire o kokebosh se eshte

mire o kokebosh se eshte thene per mos ti larguar muslimanet nga kjo sepse krishtlindje muslimanet nuk festojne ,nese jane ateiste si ty po cdo gje festojne dhe hane si kafshe qe je vete!

Keqkuptim mund te jete ose

Keqkuptim mund te jete ose jo, ne varesi nese Kryetari i Bashkise se Tiranes, pemen e vitit te ri e ka vendosur ne qender te tiranes per te frymezuar Sinterklaasin e krishterë te holandes (sic na ndricon autori) e jo qytetaret e Tiranes. Nese nuk eshte keshtu, mendoj se ne titull duhet shtuar dhe folur dhe per keqkuptimin qe ka nje metropol i tere i cili festat e fundvitit i trajton ne kontekstin e vet historik dhe kulturor dhe nuk mallengjehet shume nga frymezimet hollandeze per te cilat autori i ketij shkrimi eshte shume i ndjeshem.

Ne ketej ne Tirane do festojme me menyren tone. Fale punes se Z. basha, i cili punoi per liberalizimin e vizave, sot eshte e mundur qe H.B. i ketij shkrimi te festoje festen e krishlindjeve ne Hollande sipas tradites se krishtere te Sinterklaasi-t qe ka perzemer.

Koment shume i ceket nga HB.

Koment shume i ceket nga HB. Fakti qe pema e Vitit te Ri eshte njohur qellimisht si e tille ne kohen e komunizmit dhe eshte festuar nga myslimane e te krishtere, do te thote qe keshtu kemi zgjedhur ta festojme ne ate kohe e ky nuk ka qene per arsye keqkuptimi. Te krishteret e festojne si pema e Krishtlindjes, ndersa myslimanet akoma e festojne si pema e Vitit te Ri, sic ben familja ime psh. Kjo eshte dicka kulturore me te cilen jemi rritur dhe eshte pjese e trashegimise sone, keshtu qe ti thuash keqkuptim eshte pak naive. Une vete do preferoja qe te njihej si pema e Krishtlindjes e familja ime te mos e ngrinte me, por nuk mund tua detyroj kete zgjedhje... plus qe kam dhe une memoriet e mia si femij me pemen e Vitit te Ri :)

Te vetmet gjera qe te vijne

Te vetmet gjera qe te vijne gjate vitit ne shtepi jane: Dhuratat e Krishtlindjes ne te kuqen e fort te Santa Claus dhe tufa e luleve te Kamomilit kur te ze kolla.

Te vetmet gjera qe te vijne

Te vetmet gjera qe te vijne gjate vitit ne shtepi jane: Dhuratat e Krishtlindjes ne te kuqen e fort te Santa Claus dhe tufa e luleve te Kamomilit kur te ze kolla.

Persanalisht preferoj qe

Persanalisht preferoj qe festa e Vitit te Ri te mbetet festa kryesore nder shqiptaret. Njelloj si Pema e Vitit te Ri apo Plaku i Vitit te Ri. Megjithese jam me origjine te krishtere festa e Vitit te Ri me kendell me shume se sa Krishtlindjet. Edhe ne Perendim festa e Krishtlindjeve festohen ne ambientin familjar, ndersa me 31 dhjetor diskot dhe sheshet jane te mbushura plot me njerez qe festojne gjithe hare deri vone.

Add new comment