Buxheti 2012: Maxhoranca bën të vetën, por opozita ka të drejtë ta ngrejë zërin

Deputeti i maxhorancës, Florjon Mima, ka shpjeguar me anë të një shkrimi të publikuar në Shqip arsyet pse u rrëzuan amendamentet e opozitës për buxhetin e vitit 2012. “Së pari”, thotë ai, “procesi i paraqitjes së amendamenteve të djeshme i ngjante inaugurimit të shtëpisë, e teksa kjo po ndodhte, opozita u kujtua [që] duheshin ndërtuar themele të tjera, themele që nuk duheshin projektuar për të mbajtur atë peshë por, për çudi të të gjithëve, një peshë më të lehtë.” Dhe si arsye të dytë, liston faktin, që “kjo mazhorancë as ka premtuar e as është votuar për të prezantuar përjashtimet dhe sistemet tatimore të opozitës. Opozita nuk ka përse të bindë e as t’u kërkojë deputetëve të mazhorancës të votojnë projektin e saj. Këtë ajo duhet ta bëjë me popullin shqiptar, pra, të bindë atë që sistemi i saj është më i mirë se i kësaj mazhorance e pasi të marrë votat për këtë, mund të prezantojë ato që ajo i premtoi popullit.”
Mima ka të drejtë lidhur me pikën e parë. Në parim veç, e jo në praktikë, pasi është po kjo maxhorancë që e sheh dhe e revizionon nja dy-tri herë gjatë vitit buxhetin e zëra të veçantë tij, gjë që do të thotë se s’e kanë për gjë të bëjnë ndërhyrje në ndërtesë edhe pasi kjo është inauguruar. Ndërsa lidhur me arsyen e dytë, çdo gjë është ok; jemi në “logjikën e funksionimit demokratik të isntitucioneve të dala nga vota e lirë” (shprehja në thonjëza është e Mimës): maxhoranca po zbaton programin e vet, dhe opozita po bën propozimet e veta. S’ka asgjë për të rënë në panik.
Re.Pu.
Comments
E lexova shkrimin e Mimes, as
<p>E lexova shkrimin e Mimes, as qe merrej fare me thelbin e propozimeve te PS_se, merrej me anen proceduriale, qe jane bere ne fund dhe se dyti me nje aspekt krejt anesor si shembull me heqjen e TVSH-se se Librit. Mbase sepse heren tjeter kur u mor me heqjen e TVHSH-se epr ushqimet tha se me tper perfitojne te pasurit se te varfrit se ata hane me teper. Sa per ceshtjen se mazhoranca eshte e votuar si e tille (edhe kete nuk e dime por nejse) dhe nuk ka si pranon propozpimet e opozites le tía mbushe mendjen e shefit te vet qe bertet pse opozita nuk po voton buxhetin !!!!!</p>
Femijen dhe qenin tend si
<p> Femijen dhe qenin tend si t'i mesosh do te lozin...</p>
Add new comment