Dhuna spektakolare e Laçit dhe policët që s'e prishin terezinë

E dini që në ligën superiore (është si Serie A në Itali, apo Premier League në Angli apo Primera Division në Spanjë) luan dhe Laçi me Kastriotin e Krujës? Me siguri, ata që janë indiferentë ndaj futbollit shqiptar nuk e kanë ditur deri dje në mbrëmje, kur televizionet dhanë lajmin e një festivali të dhunës pas ndeshjes Laçi-Katrioti. Ishte një dhunë e programuar, e ushtruar me gjak të ftohtë, gati-gati me efekt terapeutik për ata që e ushtronin, gjë që duket nga pamjet filmike. Kamerat kanë kapur Presidentin e Laçit, Pash Laskaj, të urdhërojë bllokimin e filmimit të ndeshjes, dhe më pas, si me telekomandë, janë lëshuar mbi gjyqtarin kryesor, Lorenc Jeminin, dhe mbi lojtarët e Krujës.
Pamjet na bëjnë të shohim reagimin ngalakaq e të ngeshëm të policisë. Duket që ndërhyjnë për të penguar tifozët e lojtarët laçianë në vandalizmin e tyre, por ndërhyrja e tyre dukej si një detyrim fakultativ; do policë e bënë rrugën nga vendi ku ishin deri tek vendi i ngjarjes me hap rë relaksuar. Por ngjarja më skandaloze ka të bëjë me faktin, që policia nuk ka ndaluar asnjë prej atyre që lëshonin grushta. “Nuk kemi denoncim”, kanë thënë për Top-channel-in. E pabesueshme. Si mund të ketë nevojë për denoncim policia në rrethanat e flagrancës? Mjerë ne për policinë që kemi. Këta mund të shohin dikë që vret dikë tjetër në mes të rrugës, dhe mund ta lënë autorin e krimit të ikë në punë të vet, derisa të bëhet një denoncim (nëse bëhet një denoncim).
E.G.
Comments
kaurret e Lacit tregojne
<p>kaurret e Lacit tregojne fytyren e tyre te civilizuar "perendimore"...</p>
Shume bukur. Ne fushen e
<p>Shume bukur. Ne fushen e Lacit as Barcelona nuk merr pike.</p>
Ky eshte turp. Ktu nuk ka me
Ky eshte turp. Ktu nuk ka me shtet. Ca denoncimi duhet kur ushtrohet dhune ne sy te policise aq me teper e filmuar? Ktu duhen futur njerez ne burg. S'eshte pune FSHF-je, apo skualifikimi skuadrash, ktu duhen denuar njerezit, e te behen shembull. Pisa.
Add new comment