Harasani shpiegon “planet e tjera”

Postuar në 06 Dhjetor, 2011 01:00

Andis Harasani shpiegoi mbrëmë në emisionin “Arena” të Roland Qafokut në Planet TV se përse nuk e kishte pranuar propozimin e Edi Ramës për të drejtuar Grupin e Punës për Energjinë.  Para disa ditësh ai kishte shkruar në Facebook se nuk e pranonte ata post ngaqë kishte plane të tjera.

Së pari, Harasani tha se Rama nuk ishte konsultuar me të para se ta emëronte në drejtim të Grupit të Punës për Energjinë dhe se ishte kundër idesë që të bëhet një draft program e më pas të detajohet ai për çdo sektor. Së dyti, ai i dha përgjigje pyetjes interesante rreth “planeve të tjera”.

Harasani tha se ajo që është quajtur në media “Lëvizja e Mendimit Ndryshe”, e që përfshin përveç tij edhe Kastriot Islamin, Musa Ulqinin, Edlira Haxhiymerin etj., do të vazhdojë të ushtrojë trysni pozitive brenda PS-së dhe, në qoftë se do t’i mbyllet çdo derë, do të krijojë një parti tjetër të majtë. Kur u pyet në se kjo parti “do të çonte ujë në mullirin e Berishës”, ai tha se ajo do të luftonte për ardhjen e së majtës në pushtet, duke qenë në koalicion me PS-në dhe partitë e tjera të majta. Por kur unë, që isha pjesë e panelit të gazetarëve, bëra hamendjen se kjo parti, po të mos bëjë koalicion me PS-në, do të marrë aq vota sa ç’mori PSV-91-shi i Petro Koçit (rreth 1%), ai këmbënguli se kjo parti kish marrë më shumë vota se aq. Kjo mbrojtje më la të kuptoj se plani i vërtetë i tij dhe i kolegëve të vet është pikërisht krijimi i një partie që synon t’i heqë së majtës një sasi sa më të madhe votash.

E.Zaloshnja   

Comments

Submitted by Anita (not verified) on

<p>Dhe ti qe i ke vene emrin Partise Demokratike,te paska ardhur keq shoku Zaloshnja!Parimor i madh ti.</p>

Submitted by Anita2 (not verified) on

<p>Po ty shoku Harasani, te vjen mire te mbash ne pushtet shokun Berisha, qe vrau ne 21 janar kater protestues me duar ne xhepa?</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>O Edo, a e kupton qe duhet te dalim nga kjo llogjike ku njerezit jane vetem ne sherbim te Rames dhe Berishes??? Ti si ekonomist duhet ta dish mire qe shtysa kryesore pozitive ne shoqeri eshte egoja e individit per te care perpara. Une shpresoj qe Rama te jete aq i qete me veten sa ta kuptoj se ata njerez nuk jane ne PS qe te behet kryeminister ai, jane atje per shkak te ambicjeve dhe qellimeve te tyre, jane atje per te qene dhe ata ndryshues, ne mendjen e tyre, te Shqiperise.&nbsp;</p><p>Sfida nuk eshte ca do bej Harasani etj po ju mbyll dera, sepse ne ate rast e ka zgjedhur vete opsionin Rama ashtu si Berisha me Topin. Sfida eshte si ti bashkojme njerezit duke ju lejuar te gjitheve mundesite e tyre per konkurim normal, e jo nominim nga kryetari.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.